Një djalë 12-vjeçar humbi jetën kur një pemë i ra mbi trup gjatë një ekskursioni shkollor në një park.
Fëmija fatkeq u transportua me helikopter në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të shpëtohej. Fëmija i vdekur ishte një nxënës në Shkollën Katolike “Zoja e Fitores” në Northville dhe po merrte pjesë në një udhëtim kampingu brenda parkut, që ndodhet rreth 55 milje (89 kilometra) në veriperëndim të Detroit.
Sherifi Michael Murphy tha që shoqëruesit po mësonin studentët sesi të ndezin një zjarr, kur dëgjuan një zhurmë të madhe, duke i dërguar anëtarët e grupit të vrapojnë, përpara se pema 20 metra e gjatë me një trung të kalbur të binte mbi djalin, duke e goditur atë në kokë fillimisht.
Sherifi tha se, “nuk kam fjalë, përveç se të them që është një aksident tragjik, që nuk bën sens”.
12-vjeçari ishte djali i një anëtari të Këshillit Bashkiak.
Nga ana e tij, kryebashkiaku Brian Turnbull vuri në dukje se Declan ishte djali i këshilltarit të Northville, John Carter.
CEO e Howell Nature Center, Tina Bruce tha se qendra “po mbledh të gjitha provat dhe po punon ngushtë me autoritetet dhe stafin tonë për të kuptuar se çfarë ndodhi sot”.