Gjermani: Lufthansa Zgjat Pezullimin e Fluturimeve për në Bejrut & Tel Aviv!

/

Lufthansa vendosi gjithashtu të zgjasë pezullimin e fluturimeve në Tel Aviv deri më 31 tetor.

Linja ajrore gjermane Lufthansa po zgjat pezullimin e fluturimeve në Bejrut deri më 30 nëntor, në vend të 26 tetorit siç ishte planifikuar fillimisht, pasi konflikti midis Hezbollah dhe Izraelit po përshkallëzohet.

“Për shkak të situatës aktuale, Grupi Lufthansa po rirregullon orarin e tij të fluturimeve”, tha në një deklaratë grupi më i madh i linjave ajrore në Europë.

Në këtë kuadër, Lufthansa ka vendosur gjithashtu të zgjasë pezullimin e fluturimeve për në Tel Aviv deri më 31 tetor dhe të mbajë pezullimin e fluturimeve drejt Teheranit deri më 14 tetor.

Dega zvicerane e Swiss njoftoi gjithashtu se ka vendosur të pezullojë fluturimet për dhe nga Tel Aviv deri të enjten, 31 tetor 2024. Të gjitha fluturimet për dhe nga Bejruti janë pezulluar deri të shtunën, 30 nëntor 2024, tha kompania në një deklaratë.

Grupi Lufthansa, i cili përfshin gjithashtu Austrian Airlines dhe Brussels Airlines, ka modifikuar disa herë orarin e fluturimeve gjatë muajve të fundit për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme, ashtu si edhe linjat e tjera ajrore.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Irani "Doli nga Tabloja" e Krizës: "Ne Nuk do të Godasim Izraelin", Informuan Moskën & Pekinin!

Next Story

Greqia Vendos Orët e Qetësisë Publike për Sezonin e Dimrit

Latest from Info