Dita Ndërkombëtare e Arsimtarëve – Arsimi në Shqipëri, në 30 Vite, Dijen e Shet si Mall Tregu, me Çmim që Orvatet në Kurbën Kërkesë-Ofertë! Ku Është SPAK-u për Tregtarët e Dijes? – Krim & Ndëshkim!

/

5 Tetor, Dita Ndërkombëtare e Arsimtarëve!

Do ju sjell mendimet më të mira dhe fjalët më të mençura për arsimin, edukimin, dijen, njohurinë, arsimtarin, edukatorin, thënë nga elita dhe korifetë e mendimit në mijëra vite.

Nëse do të gjeni ndonjë gjë të përbashkët me arsimin në Shqipëri, ma tregoni. Nëse jo, duhet të gjithë të pohojmë, dëshmojnë dhe denoncojmë shitësit / tregtarët e dijes, vrastarët e brezit të ri, vrastarët e kombit, që për 3 dekada tani më, kriminelët socialë instaluan korrupsionin në institucionin që brumos breza, që brumos kombin. Kemi 30 vite që arsimi ynë shqiptar prodhon studentë që blejnë “dijen” që iu shitet nga profesori / arsimtari / edukatori.

Duhet të largohen nga sistemi i arsimit dhe të ndëshkohen të gjitha ata që kanë shitur dijen mes provimeve. Vettingu më i madh duhet të bëhet në sistemin e arsimit. Nëse do të kishim arsimtarët e duhur, sistemin e duhur arsimor, nuk do të kishim prodhuar kaq shumë krim dhe korrupsion, prostitucion dhe vjedhje, mashtrim dhe degradim.

SPAK-u duhet që menjëherë pas politikanëve të fëlliqur, të hetojë sistemin e arsimit, institucionet e arsimit, sidomos atë të lartë dhe të largojë menjëherë nga sistemi të korruptuarit, vrasësit e të rinjve, këta monstra sociale që mësojnë të riun, që në bankat e universitetit, se gjithçka mund të blihet dhe shitet, edhe dija, edhe mendja, edhe shpirti.

Mëkat, dhe e madhe gjëma e këtij mëkati.

Mbyllini të gjitha universitetet që prodhojnë parazitë socialë dhe majmin pedagogë që shesin shtrenjtë provimet dhe diplomat.

Reforma duhet të fillojë pa asnjë vonesë.

2 milionë banorë, vetëm 2 milionë dhe kemi universitet thuajse në çdo qytet. MJAFT MË!

Dhe mundësisht, nëse ata që shitën provimet nuk burgosen, që pse të mos ndodhë, të detyrohen të lënë vendin dhe të kthehen të saktët, ata që u dëbuan prej këtyre gungaçëve, masave tumoriale në trupin e një shteti dhe kombi.

Kushdo që ka shitur dijen, mes një provimi të dhënë, duhet të lërë menjëherë sistemin e arsimit, sepse atij që i ka dhënë provimin e ka vrarë, ose e ka shndërruar në vrasës të të aftit koleg, me të cilin diplomë-bleri do të haset në institucionet apo sipërmarrjet ku do të punojë.

***

Çfarë kanë thënë për arsiminn, edukimin njerëz të shquaj ndër shekuj?

Sokrati: Filozof grek (470- 399 para Krishtit)
“Arsimi është festë e shprtit, sepse në të ka shumë spektakël dhe dëgjesa të shpirtit”.

Aristoteli: Filozof grek (384-322 para Krishtit)

“Ata që u japin edukim të mirë fëmijëve, duhet të vlerësohen më shumë sesa ata që i lindën, sepse prindërit u dhanë jetën, kurse pedagogët aftësinë për të jetuar mirë”.

Aleksandri i Madh: Mret i Maqedonisë (356-323 para Krishtit)
“Prindërve u kemi borxh jetën, mësuesve u kemi borxh të jetuarit mirë”.

Konfuci: Intelektual kinez dhe filozof sociolog (551- 479 para Krishtit)
“Thuama dhe do ta harroj. Ma trego dhe ndoshta do e mbaj mend. Mëbëj që ta përjetoj dhe do e kuptoj”.

Plutarku: Historian grek, filozof (45-120 pas Krishtit)
“Mendja nuk është enë që duhet të mbushet, por një zjarr që duhet të ndizet”.

Poisi Maimonidhi, Filozof dhe shkrimtar hebre (1138-1204)
“Jepi njeriut një peshk dhe do ta ngopësh një herë. Mësoi të peshkojë dhe do të jetë i ngopur gjithë jetën”.

Adhamantios Korais: Filozof grek (1748 – 1833)
“Shteti që nuk ka në themel të tij arsimin, është godinë e ngritut në rërë”.

Viktor Hygo, Shkrimtar francez (1802-1855)
“Atje ku hapet një shkollë, mbyllet një burg”.

Herbert Spencer, Filozof britanik, biolog dhe sociolog (1820-1903)
“Objektivi kryesor i edukimit nuk është njohuria, por veprimi”.

John Dewey: Filozof amerikan dhe pedagog (1859- 1952)
“Arsimi nuk është parapërgatitje për jetën, është vetë jeta”.

William Ralph Inge: Klerik dhe akademik britani (1860 -1954)
“Qëllimi i arsimimit është dija jo e të dhënave, por e vlerave”.

Maria Montessori, Pedagoge italiane (1870 – 1952)
“Nëse fëmija nuk mund të mësojë me mënyrën që i ofrojmë mësimdhënien, atëherë do të duhet ta mesojmë me mënyrën me të cilën mund të mësojë”.

Albert Einstein: Fizikant gjerman, Nobelist në fizikë 1921, (1879 -1955)
“Çdokush është gjenial, por nëse gjykon një peshk për nga aftësitë e tij për t’u ngjitur në një pemë, do e kalojë gjithë jetën duke menduar se është idiot”.

Margaret Mead, Etnologe amerikane (1901-1978)
“Të rinjtë duhet të mësohen si të mendojnë dhe jo çfarë të mendojnë”.

Burrhus Frederic Skinner: Psikolog amerikan (1904-1990)
“Edukimi është ai që mbijeton kur të gjitha që janë mësuar harrohen”.

Nelson Mandela: Politikan afrika, Nobelist i paqes 1993 (1918-2013)
“Edukimi dhe formimi është arma më e fortë që mund të përdorim për të ndryshuar botën”.

William Arthur Ward: Shkrimtar amerika (1921-1994)
“Pedagogu mesatar, flet. Pedagogu i mirë, shpjegon. Pedagogu i madh, frymëzon”.

Malcolm Forbes, Publikues amerikan (1919-1990)
“Qëllimi i edukimit është që të zëvendësojë një mendje bosh me një mendje të hapur”.

Seymour Papert: Matematicien afrikanojugor, shkencëtar i informatikës, promotor i inteligjencës artificiale (1928 – 2016)
“Pedagogu i mirë, nuk funksionon si mësues, por si një njeri që vazhdon të mësojë së bashku me studentët e tij”.

***

Arsimin / edukimin e sotëm e kanë influencuar këta pedagogë të mëdhenj:

Pedagogë apo teoricienë të mëdhenj të arsimit, që shënuan pedagogjinë, me studentin në qendër të veprës së tyre, puna e të cilëve pati një efekt katalitik në çdo lëvizje tjetër “neopedagogjike” të dekadave të fundit.

  1. John Dewey: 1859-1952: “Edukimi është vetë jeta dhe jo përgatitja për një jetë të ardhshme.”
    Filozof, psikolog dhe edukator amerikan. Ai ka dhënë mësim në shumë universitete dhe ka studiuar sisteme arsimore në mbarë botën. Theksoi të mësuarit përmes aktiviteteve të ndryshme, eksperimentimit, fleksibilitetit në kurrikulë, shfrytëzimit të interesit të nxënësve. Pikëpamjet e tij ndikuan dhe u institucionalizuan ndjeshëm nga sistemi amerikan i arsimit.
  2. Maria Montessori: 1870-1952: “Unë nuk zbulova asnjë metodë edukative. Thjesht u dhashë disa fëmijëve të vegjël një shans për të jetuar”.
    Ajo arriti të bëhej mjekja e parë femër në vendin e saj. Mori pjesë aktive në lëvizjen e grave dhe mbajti fjalime në të gjithë Europën, të cilat i dhanë një publicitet të madh. Ministrat e Arsimit në Itali e ndaluan atë nga çdo akses për fëmijët e shkollave fillore, duke e çuar atë në punë me fëmijët parashkollorë.
    Rezultatet e jashtëzakonshme dhe avancimi i vazhdueshëm i metodave të saj, puna e saj me fëmijët e paprivilegjuar, i dhanë pranim të gjerë dhe ngriti valë entuziazmi në të gjithë botën. Në vitin 1939 ajo u largua nga vendlindja e saj për në Indi dhe Sri Lanka, ku jetoi deri në vitin 1947. Për Montessori-n, fëmija mëson spontanisht.
    Mjedisi i strukturuar Montessori arrihet me materialet edukative dhe lodra, por edhe me ndërtimin e shtëpive të fëmijëve. Këtu fëmijët shumë të vegjël nuk detyrohen të jetojnë në ndërtesa të ndërtuara nga dhe për të rriturit, por në ambiente miqësore dhe të këndshme për ta, ku edhe objektet me të cilat trajtojnë respektojnë përmasat e tyre.
    Sot ne gjejmë ndikimin e Montessorit (a) në një sërë parimesh pedagogjike për të cilat ajo kontribuoi gjithashtu, dhe (b) në traditën e pastër “Montesori” të shkollave me të njëjtin emër. Montessori kontribuoi në argumentin për “klasat e hapura” dhe për arsimin “jashtë dyerve”. Klasa e shkollës, vetë ndërtesa e shkollës përplaset me natyrën e fëmijës.
    Përdorimi i materialeve Montessori mund të bëhet jashtë dyerve të shkollës, në mjedisin e krijuar për të arritur mësimin (e strukturuar). Do të ishte e dobishme zëvendësimi i tyre me hapësira që përshtaten me përmasat e trupit të fëmijës, si për shembull “shtëpia e fëmijëve” (Casa dei bambini).
  3. Ovide Decroly, René 1871 – Bruksel 1932: “Nuk bëhet fjalë për mësimin e leximit, shkrimit apo numërimit, të cilat janë dytësore. E rëndësishme është jeta e fëmijës sesi do të kthehet në njeri”.
    Ishte një mjek që e kishte magjepsur adeukimi dhe arsimi. Qëllimi i shkollës për Decroly nuk është “mësimi” por “edukimi”.
    Klasa thjesht kthehet në një vend takimi për studentët. Mësimi zhvillohet “jashtë dyerve”. Në klasën e tyre nxënësit mbledhin, klasifikojnë dhe u referohen materialeve, librave, dosjeve, materialeve të mbledhura gjatë veprimtarisë edukative.
    Një rol të rëndësishëm në edukimin e Decroly është se ai organizohet mbi bazën e “qendrave të interesit” që përshtaten me nevojat dhe aftësitë e nxënësit.
    Një “qendër interesi” e mirëpërcaktuar i ofron mësuesit krijues mundësinë për të organizuar mësimin e shumë pjesëve të njohurive, që në mësimdhënien tradicionale ofrohen të ndara në lëndë.
  4. Alexander Sutherland Neill 17 tetor 1883 – 23 shtator 1973: “Gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë një fëmije është të mos ketë frikë. Nëse do të bëhen profesorë universiteti apo hidraulikë, nuk më intereson”.
    A.S. Neill lindi Skoci, i katërti nga trembëdhjetë fëmijët e familjes. Babai i tij ishte drejtori i shkollës së fshatit, një puritan i thatë që e drejtonte klasën e tij me disiplinë të hekurt, duke përdorur një shumëllojshmëri ndëshkimesh të ashpra (dhe popullore në atë kohë) trupore.
    “Fëmija është i lumtur kur është i lirë”. Në moshën 15-vjeçare, si student mësues, Neil u detyrua të përdorte metoda të ngjashme për shokët e tij të rinj të klasës. Marrëdhëniet me të atin, i cili nuk e fshehu kurrë se e konsideronte të birin të paaftë dhe budalla, ishin jashtëzakonisht të vështira.
    Ai themeloi një shkollë falas të quajtur Summerhill, të drejtuar nga vetë fëmijët. Kurset janë pak a shumë arte tradicionale liberale, por studentët zgjedhin se çfarë, kur dhe nëse do t’i marrin ato.
    Neal mbrojti me pasion një kauzë të bazuar te liria. Ai besonte se në këtë mënyrë fëmijëve u sigurohet një jetë e lumtur dhe formimi i një personaliteti të plotë.
  5. Celestin Freinet 1896-1966: “Rruga e natyrshme e të mësuarit nuk është aspak vëzhgimi, interpretimi dhe demonstrimi, të cilat janë të rëndësishme në shkollë, por zbatimi eksperimental, një pikënisje e natyrshme dhe universale”.
    “Demokracinë e së nesërmes po e përgatisim me Demokraci në shkollë. Një shkollë autoritare nuk mund të formojë qytetarë demokratë”.
    Mësimi nuk arrihet siç mendojmë përgjithësisht, me rregulla dhe ligje, por me përvojë. Të fillosh me mësimin e rregullave dhe ligjeve në frëngjisht, art, matematikë, shkencë, është si të vendosësh kaut përpara karrocën.
    Kështu Frenet themeloi dhe drejtoi nga viti 1935 një shkollë të pavarur provinciale. Në vitin 1940 ai u arrestua si agjitator politik nga qeveria miqësore e nazistëve Vichy.
  6. Paulo Freire 19 shtator 1921 – 2 maj 1997: Puna e tij u njoh nga Unesco, e cila përfshiu Kilin në pesë vendet me rezultatet më të mira në shkrim-leximin e të rriturve. Në klimën radikale braziliane të fillimit të viteve 1960 dhe si drejtues i “Shërbimit të Zgjerimit Kulturor” të Universitetit të Recife, ai zbatoi programe shkrim-leximi për fshatarët e varfër, ku arriti sukses mbresëlënës.
    Studioi për Drejtësi, Filozofi dhe Psikologji dhe u ndikua nga marksizmi dhe katolicizmi radikal.
    Pedagogjia e Freire është sot e pranishme në shumë programe të edukimit të të rriturve, madje edhe në institucione të mëdha shtetërore.
    Megjithatë, konsiderohet se pedagogjia e tij shpesh aplikohet pa elementin e saj radikal, “depolitizohet” dhe më pas kthehet në një version “të lirë” të programeve tradicionale arsimore. Krahas aplikacioneve të tilla, një version radikal i parimeve të tij është ende duke u zbatuar, kryesisht nga “Fondacioni Paulo Freire”, por edhe nga studiues të pavarur apo animatorë të programeve të shkrim-leximit. Shumë nga programet që ai nisi hasën në probleme të mbijetesës për shkak të financimit të pamjaftueshëm.
  7. Jean Piaget – 9 gusht 1896 – 16 shtator 1980: “Në fund të vitit të parë të jetës së tij, fëmija ka hetuar dhe zbuluar të gjitha pjesët e botës së tij të vogël përmes veprimeve elementare që ai vetë ndërmerr”.
    Piaget argumenton se zhvillimi progreson në faza të dallueshme dhe universale, të cilat fillojnë në lindje dhe shtrihen gjatë adoleshencës.
    Ai ishte një filozof, shkencëtar i natyrës dhe psikolog zviceran, i njohur veçanërisht për studimet e tij mbi fëmijët, teorinë e zhvillimit kognitiv dhe për pikëpamjen e tij epistemologjike të njohur edhe si epistemologjia gjenetike.
    Kontributi i tij më i rëndësishëm konsiderohet ndërtimi strukturalist i fazave të zhvillimit kognitiv të njeriut, ndërsa përsa i përket teorisë së të mësuarit, ai mbështeti përvetësimin empirik të njohurive përmes përvojës, vëzhgimit dhe në fund abstraksionit.
    Me fokus në sociologji, psikologji, gjenetikë dhe psikologji eksperimentale, ai dha mësim në shumë nga Universitetet në Zvicër dhe gjithashtu në Sorbonë të Francës.
    Piaget ishte përfaqësuesi kryesor i qasjes njohëse ndaj zhvillimit. Ai konsideronte se përmes funksioneve mendore (sistemi kognitiv) arrihet përshtatja e individit me mjedisin. Maturimi biologjik i organizmit, mjedisi shoqëror që ofron stimujt individualë, si dhe aktiviteti (p.sh. kinetik) i të njëjtit, kontribuojnë njëkohësisht në zhvillimin e tij.
  8. Lev Vygotsky 1896 – 1934: Vepra e tij pioniere, megjithëse nuk pati kohë ta përfundonte, u ndalua nga Stalini për shumë vite.
    Sipas Vygotsky, zhvillimi intelektual i fëmijëve është një funksion i komuniteteve njerëzore dhe jo i individëve. Kontributet e tij janë gjerësisht të respektuara dhe me ndikim në fushat e psikologjisë së zhvillimit, edukimit, zhvillimit të fëmijëve dhe studimit të gjuhës.
    Libri i tij më i njohur është “Mendimi dhe gjuha” i botuar në 1934. Ndoshta më e rëndësishmja për psikologjinë dhe kontributi didaktik i Vygotsky qëndron në formulimin e teorisë së tij të “Zonës së Zhvillimit të Menjëhershëm”.
    Pranohet përgjithësisht se ka diversitet midis individëve si në shkallën e zhvillimit ashtu edhe në aftësinë e tyre njohëse.
    Vygotsky konsideron se potenciali njohës-mësues i çdo individi mund të pasurohet me ndihmën mjedisore. Fëmija zotëron një nivel të caktuar njohës. Me ndërmjetësimin e mësuesit, prindërve dhe bashkëmoshatarëve, individi mund të çohet në një nivel njohës më të lartë se ai që zotëron vetë.
    Kjo teori gjen zbatim në mësimdhënien bashkëpunuese dhe i jep një dimension të ri mësimdhënies dhe shqyrtimit të zhvillimit kognitiv të fëmijës.
  9. Seymour Papert linfi 29 shkurt 1928, Afrika e Jugut: “Një mësues i mirë nuk vepron si mësues, por si një person që vazhdon të mësojë me nxënësit e tij”.
    Ai konsiderohet si një nga intelektualët më të rëndësishëm në fushën e arsimit dhe ndoshta vazhduesi më i madh, i gjallë i traditës që studentin e ka në qendër.
    Studioi matematikë në Kembrixh dhe Paris, si dhe Epistemologji e Pedagogji në Gjenevë, pranë epistemologut të madh Jean Piaget. Nga viti 1960 shkoi në MIT në Boston, ku nga viti 1970 punoi në lëndët e Inteligjencës Artificiale.
    Sot, roli i mësuesve është kritik për përparimin e shoqërisë. Përveç dhënies së njohurive, ato ndërtojnë karakter dhe inkurajojnë zhvillimin e të menduarit kritik dhe kultivimin e autonomisë intelektuale. Ata përballen me sfida të tilla si, përshtatja me teknologjitë e reja dhe mësimdhënia në klasa multikulturore.
    Ata janë psikologë, kujdestarë dhe udhërrëfyes për brezin e ri, duke ndihmuar studentët të zhvillojnë gjykimin, respektin dhe ndjeshmërinë sociale. Mësuesit sot duhet të jenë fleksibël, krijues dhe të orientuar drejt zhvillimit të aftësive të nevojshme për suksesin e ardhshëm në shoqërinë tonë të përparuar teknologjikisht.
    Në rolet e shumta të kërkuara nga koha jonë, mësuesit përpiqen t’i përballojnë me ndërgjegje.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Bujë në SHBA me Vendimin e Biden-Harris për të Dhënë 750 Dollarë për Viktimat e Uraganit "Helen"!

Next Story

Erdogan Thirri Myslimanët në Një Luftë të Përgjithshme Kundër Izraelit

Latest from Info