‘Venus Aerospace’ Fluturimi Londër – New York, në 1(një) Orë!

/

Çfarë synon kompania?

Ajo vazhdon të krijojë një motor të ri supersonik?

Hapi tjetër në udhëtimin ajror duket se po vjen në Venus Aerospace, një kompani me bazë në Teksas, e fokusuar në realizimin e udhëtimeve supersonike.

Konkretisht, kompania njoftoi se po ecën përpara me prodhimin e një motori të avancuar që mund të fuqizojë mjetet me shpejtësi të lartë, duke përfshirë dronët dhe avionët.

Kompania shpreson që ky motor, i quajtur Venus Detonation Ramjet 2,000lb Thrust Engine, i njohur gjithashtu si ‘VDR2’, do t’i lejojë avionët të udhëtojnë në distanca të gjata në lartësi të mëdha, duke arritur shpejtësinë më të madhe se të zërit.

Produkti “novator” u prezantua në Up.Summit, një konferencë në shtetin amerikan të Arkansas për investitorët dhe udhëheqësit e industrisë në sektorin e transportit.

Vlen të theksohet se Andrew Diggleby, bashkëthemelues i Venus Aerospace, foli në konferencë, duke thënë se motori “e bën ekonominë supersonike realitet” dhe madje shpreson që koha për të bërë udhëtime të gjata si për shembull, nga Londra në New York, do të reduktohen ndjeshëm.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Zelenski në Një Turne Europian - Britanikët "Po" Përdorimit të 'Storm Shadow', por me Kufizime!

Next Story

Sa Jetik Është Uniteti i Kishës?

Latest from Info