CBS “Ndryshoi” Përgjigjen e Kamala Harris që të Mos Dukej se po Fliste Marrëzira! (video)

/

Trump: “Hiqjani menjëherë licencën kanalit. Mashtrim i madh parazgjedhor”!

CBS dhe emisioni “60 Minuta” kaluan të gjitha kufijtë e njëanshmërisë në favor të demokratëve dhe Kamala Harris, për të ndryshuar përgjigjen e saj në intervistë për ta “shpëtuar”, ose të paktën për ta bërë të duket më mirë!

Konkretisht, zv.presidentja amerikane u pyet nga gazetari për luftën në Gaza dhe në Liban, si dhe për faktin se kryeministri izraelit Benjamin Netaniahu po vepron pa marrë parasysh qeverinë amerikane.

Më pas Kamala Harris, duke u përpjekur të përgjigjej, tha fjali të pakuptueshme, që nuk kishin asnjë kuptim logjik dhe kështu kanali CBS mendoi se vetë gazetarët duhet t’u jepnin përgjigjes pyetjeve, duke përdorur zërin dhe praninë e saj!

Konkretisht, përgjigja e prodhuar që ata “i dhanë” thoshte: “Ne nuk do të ndalemi së ndjekuri atë që është e qartë për SHBA-në, nevojën për të qëndruar në atë se kjo luftë duhet të përfundojë”.

Sigurisht që edhe përgjigja e redaktuar nuk ka shumë kuptim dhe kuptohet që nuk ka asnjë substancë, por përgjigja e vërtetë ishte edhe më e keqe, sepse tregonte se zv.presidentja nuk po arrinte të artikulonte as një fjali të thjeshtë!

Donald Trump, duke komentuar atë që ka ndodhur, ka kërkuar heqjen e licencës së kanalit CBS!

“Një mashtrim gjigant i lajmeve të rreme nga CBS & programit “60 Minutes”.

Përgjigja e sa e vërtetë ishte një pmenduri, ose një marrëzi, ndaj ata e zëvendësuan me një përgjigje tjetër, për ta shpëtuar atë, që të shfaqej disi më mirë.

Dhnia e lajmeve të rreme është akt krejtësisht i paligjshëm.

Hiqjani liçensën kanalit CBS.

Ndërhyrje në zgjedhje. Ajo është budallaqe dhe mediat Fake News duan ta fshehin këtë fakt.

Një skandal i paprecedent! Demokratët i detyruan ta bëjnë këtë.

Në një postim të dytë, Trump tha: “60 Minutes është një pjesë kryesore e Organizatës së Lajmeve CBS, e cila sapo krijoi mashtrimin më të madh në historinë e transmetimit.

CBS duhet të humbasë licencën dhe duhet t’i ofrohet një ofertuesi, si të gjitha licencat e tjera të transmetimit, sepse kanalet janë po aq të korruptuara sa CBS dhe ndoshta edhe më keq!”

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Putin në Turkmenistan: "Një Rend i Ri Botëror Është i Nevojshëm"!

Next Story

Zhurmë & Neveri me Operan "Blasfemuese" në Shtutgart: Live Sex, Piercing & Real Blood!

Latest from Info