Britania: Këto Janë Vendet që i Kërkojnë Reparacionet Koloniale

/

Lajmi erdhi pas përpjekjeve të reja për të kërkuar vlera monetare, nga vendet që vuajtën nën zgjedhën koloniale britanike.

Në një formacion të ri të një fronti të përbashkët, shtetet e Karaibeve po përparojnë së bashku me vendet e kontinentit afrikan për të kërkuar dëmshpërblime nga Britania në kontekstin e asaj që pësuan gjatë sundimit kolonial britanik.

Kjo përpjekje nuk është asgjë e re, por siç raportojnë mediat britanike, Britania po përballet me një numër dyshifror vendesh, më shumë se 30, që kërkojnë dëmshpërblime për krimet masive koloniale dhe skllavërinë.

Ndër këto vende janë Surinami, Trinidadi, Hondurasi, Xhamajka, Bahamas, Uganda, Kenia, Haiti dhe Saint Vincent.

Në fakt, në një publikim të ngjashëm, “Daily Mail” raporton se 15 vende të Karaibeve kanë kërkuar tashmë zyrtarisht kompensim në vlerën 206 miliardë dollarë amerikanë.

“Dëmshpërblimet për skllavërinë dhe kolonializmin duhet të jenë një pjesë integrale e një rifillimi të ri global”, tha kryeministrja e Barbados, Mia Mottley.

Mottley, e cila drejton kërkesat për dëmshpërblime, e bëri deklaratën e mësipërme në një fjalim në Sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara shtatorin e kaluar, ndërsa kryeministri i Trinidad dhe Tobago, Keith Rowley, bëri deklarata të ngjashme në muajin gusht.

“Kur të takohemi në Samoa, udhëheqësit e Karaibeve, do t’i flasin me forcë Commonwealth-it dhe si një zë. Është një vend me një mbret të ri dhe një qeveri laburiste, me një mandat të jashtëzakonshëm dhe ne presim me padurim reagimin në tetor”, tha Rowley.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

“Mbreti i Diamanteve” Benny Steinmetz u Arrestua në Aeroportin e Athinës, për Pjesëmarrje në Organizatë Kriminale!

Next Story

Perëndi, Biri!

Latest from Info