Kështu Izraeli po ringjall ëndrrën biblike për të ripushtuar Libanin.
“Nëse kërkoni në internet në gjuhën hebraike”, siç konfirmon portali izraelit Maariv, “do të gjeni shumë rabinë që predikojnë se Netaniahu është kryeministri i fundit përpara Mesisë. Kur imazhi i ‘udhëheqësit të fortë’ të Izraelit nuk shembet ose sfidohet, shpjegimi është se të gjitha fatkeqësitë janë në fakt kohë shpengimi”.
Mendimtarët dhe predikuesit fetarë, si në Izrael, ashtu edhe jashtë tij, vazhdojnë të interpretojnë tekstet e Dhiatës së Vjetër për t’i shërbyer praktikave luftarake izraelite, duke reflektuar sinergjinë e motivimeve fetare me qëllimet politike.
Duket se ambiciet izraelite ndaj Libanit nuk ishin dhe nuk janë një tendencë kalimtare, por më tepër pjesë e një vizioni më të madh për të zgjeruar kufijtë e Izraelit sipas interpretimeve të tyre fetare. Zhvillimet e fundit tregojnë se fuqia e së djathtës fetare në Izrael po rritet vazhdimisht, pasi këto grupe shfrytëzojnë pasazhe të Tevratit- Dhiatës së Vjetër për të justifikuar pushtimin e Libanit.
Për shembull, ata përdorin shpesh nga Ligji i Përtërirë vargun: “Kthehuni, bëni udhëtimin tuaj dhe hyni në malet e Amorejve…” (Ligji i Përtëritur 1:7), nga libri i Jozueut, vargje që tregojnë tokat që judenjetë duhet të zotërojë, të tilla si: “Të kam dhënë çdo vend ku do të shkelë këmba jote…” (Jozeu 1:3) dhe “Zoti do t’i udhëheqë të gjitha këto kombe para teje…” (Ligji Përtërirë 11).
Sipas akademikëve të specializuar në “Gjeografinë e Tokës së Shenjtë”, kufijtë e premtuar të Tokës së Izraelit janë dy llojesh: një kufi paraprak që përfaqëson thelbin e pushtimit zionist dhe një kufi më i madh që shtrihet deri në lumin Eufrat. Disa prej tyre e konsiderojnë Libanin si pjesë të këtij kufiri të premtuar.
Në këtë kontekst, një ish ushtar tregon se kur ai dhe kolegët e tij rrëmbyen fiq nga Libani, ai e konsideroi frutin si të tyren dhe recitoi lutjen e duhur për të.
Diskursi fetar mbizotërues midis disa rabinëve dhe intelektualëve tregon gjithashtu se vendosin theksin mbi domosdoshmërinë e rimarrjes së Libanit si pjesë e “Tokës së Premtuar”.
Një shembull i kësaj është fjalimi i rabinit Jitzhak Ginsburgh, i cili në mënyrë specifike bëri thirrje për pushtimin e Libanit.
Rabini Jitzhak Gisenburg: “Ka ardhur koha për të pushtuar edhe tokat libaneze, një vendbanim hebre duhet të krijohet në fshatrat e Libanit dhe kështu fitorja shënojë fundin”.
Haaretz raporton se iluzionet fetare në Izrael po kthehen shpejt në politika qeveritare, me tendenca në rritje për të mbështetur idenë e krijimit të vendbanimeve në Liban.
Këto dinamika sociale zbulojnë dëshirën e disa qarqeve në Izrael për të zgjeruar kufijtë e tyre bazuar në interpretimet e shkrimeve fetare, duke ngritur shqetësimin se Libani po bëhet objektivi i ardhshëm i planeve të tyre.
“Mesia do të pasojë Netaniahun”, me këtë slogan, Izraeli ringjall ëndrrën biblike për të rimarrë Libanin.
Ndërsa sipas eskatologjisë kristiane, Mesia i pritur i hebrenjve është Antikrishti.