10 Thënie të Epikurit që Mbeten të Përjetshme

/

Një nga filozofët më të rëndësishëm të lashtësisë greke.

Ai ishte themeluesi i shkollës filozofike “Kopshti i Epikurit”, një nga shkollat ​​më të rëndësishme të Greqisë antike.

Filozofia e Epikurit është e përbërë nga skema Normale – Natyrore – Etike. Kjo duket edhe nga thëniet që la pas, në bisedat e bëra gjatë mëngjeseve në kopshtin e tij. Dhe gjithçka është thënë nuk ka kohë.

* Vdekja nuk është asgjë për ne, sepse ajo që shpërbëhet nuk mbart ndjenja dhe çka është pa ndjenja nuk është asgjë për ne.

*Është e kotë të kërkosh nga perënditë ato që mund t’i arrish vetë.

*Një herë lindëm njerëz, dy herë nuk do të jetë e mundur të bëhemi njerëz.

*Duhet të fokusohemi për gjërat që sjellin lumturinë, pasi kur e mbartim, gjemi gjithçka, ndërsa kun na mungon, bëjmë gjithçka për ta patur.

*Ne i detyrohemi natyrës së bekuar, që të nevojshmet i bëri të thjeshta dhe të vështirat për t’i patur i bëri të panevojshme.

*Është e pamundur të jetosh një jetë të këndshme pa jetuar me mençuri, ndershmëri dhe drejtësi, dhe është e pamundur të jetosh me mençuri, ndershmëri dhe drejtësi pa jetuar këndshëm.

*Nëse doni të bëni dikë të pasur, mos i shtoni para, hiqini dëshira.

*Nuk duhet të shkatërrojmë ato që kemi dhe të dëshirojmë ato që nuk i kemi, por mbani mend se ato që kemi ishte ato që dikur dëshironim.

*Për çdo dëshirë duhet bërë pyetja: çfarë do të më ndodhë nëse do të më realizohet ajo që dua dhe çfarë nëse nuk realizohet?

*Duhet të gjejmë se me kë të hamë dhe të pimë, para se të gjejmë se çfarë do të hamë dhe do të pimë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Shkencëtarët Krijojnë Embrion Sintetik Njerëzor pa Përdorur Spermë, Vezë ose Mitër!

Next Story

Si Sot, 9 Persona Kanë Vdekur nga Përmbytja e Birrës!

Latest from Info