Kijosaki për Monedhën BRICS+: “SHBA Printon Vetëm Dollarë, Ndërsa të Tjerët Prodhojnë Ushqim, Ar, Teknologji etj.!”

/

“SHBA ka zemëruar gjithë planetin.”

Një nga ekonomistët më të mëdhenj dhe më të famshëm në planet, Robert Kijosaki, i pyetur për të komentuar pamjen e monedhës BRICS+ në Samitin e fundit, tha se “SHBA ka inatosur dhe zemëruar gjithë botën” duke iu referuar faktit se ata po shtypin vazhdimisht para inflacioniste, pa asnjë vlerë reale.

Në veçanti, ai tha: “Amerika ka zemëruar të gjithë planetin. Ne shtypim para të cilat praktikisht i shpërndajmë nëpër botë.

Por pjesa tjetër e botës prodhon ushqim, ar, argjend dhe teknologji.

Kështu thonë njerëzit deri tani!”

Shqetësim i madh në SHBA, pas shfaqjes së djeshme të të paktën një forme të parave monedhë letre të BRICS+, pasi e dinë që qarkullimi i saj, do të thotë fundi i dominimit të dollarit.

Ata e dinë se kjo monedhë do të bazohet në ar dhe në prodhimi i vendeve anëtare, vlera e kësaj monedhe do të jetë reale dhe jo fiktive.

Deri më sot, dollari amerikan qëndronte literalisht në “ajër” dhe SHBA detyroi pjesën tjetër të planetit ta pranonte atë!

Vladimir Putin zgjodhi të bëjë publik një ide sesi do të jetë monedha e re (e cila nuk është ende në formën e saj përfundimtare), për t’i dërguar një mesazh Uashingtonit, se atyre po u vjen fundi i monopolit të monedhës dollar.

Previous Story

Pse Samiti BRICS+ Trazoi Perëndimin - Rusia nuk Është në Izolim & e Ardhmja e Dollarit Është në Rrezik

Next Story

Sulm i Ashpër i Presidentit Turk Erdogan, Ndaj SHBA-ve!

Latest from Info