Thashetheme të shumta për takimin elektoral në New York.
Komente të vrazhda për Harris, komediani e quan Porto Rikon “ishull mbeturinash”.
Demokratët dhe republikanët reaguan ndaj komenteve të tij, por fjalimet në Madison Square Garden nuk u ndalën me kaq. Një mik i Trump e quajti Harrisin “Antikrishti”, ndërsa Rudy Giuliani pretendoi se Harris është “në anën e terroristëve”.
Komediani Tony Hinchliffe shkaktoi bujë në takimin e Donald Trump në Madison Square Garden të New York-ut, kur bëri shaka duke thënë se Puerto Rico është një “ishull plehrash”, duke shkaktuar reagime si nga republikanët, ashtu edhe nga demokratët.
Hinchliffe, i njohur si ‘Kill Tony’, tha: “Nuk e di nëse e dini këtë, por ka literalisht një ishull lundrues mbeturinash, në mes të oqeanit. Mendoj se quhet Puerto Riko”.
Vërejtjet e Hinchliffe u pritën me reagime të përziera nga publiku, me disa republikanë në Florida, shtëpia e një komuniteti të rëndësishëm portorikan, duke shprehur shqetësim. Republikanja Maria Elvira Salazar tha se ishte “e neveritur” nga “komenti racist”, duke shtuar se ai nuk përfaqësonte vlerat e partisë.
Senatori Rick Scott i Floridës vuri në dukje se “shakaja u rrëzua për një arsye – nuk është qesharake dhe nuk është e vërtetë” dhe shtoi se “Puertorikanët janë njerëz të mrekullueshëm dhe amerikanë të mrekullueshëm”.
Hinchliffe mbrojti materialin e tij duke thënë se “njerëzit nuk kanë sens humori”, duke iu përgjigjur kritikave nga deputetja demokrate Alexandra Ocasio-Cortez dhe kandidati demokrat për zëvendëspresident Tim Walsh.
U dëgjuan dhe u bënë komente të vrazhda për Kamala Harris dhe Demokratët.
Njëri pas tjetrit folësit që i paraprinë Tramp-it u përpoqën ta kalonin atë dhe të bashkonin pjesën më ekstreme të turmës. Siç vë në dukje The Guardian, nëse kjo retorikë nuk është asgjë e re, në mitingun e së dielës retorika ishte jashtëzakonisht ekstreme.
Tubimi shkaktoi reagime të mëtejshme pasi shoku i fëmijërisë së Trump, David Rehm, e quajti kandidaten demokrate Kamala Harris “djall” dhe “antikrisht”, ndërsa ish avokati i Trump, Rudy Giuliani pretendoi në mënyrë të rreme se Harris është “një nga terroristët” në konfliktin izraelito-palestinez.
Trump, përkundër të gjitha deklaratave të diskutueshme të ndihmësve të tij, e fokusoi fjalimin e tij në shpalljen e lehtësirave tatimore për kujdestarët e të sëmurëve dhe përsëriti planin e tij për dëbimet masive të emigrantëve të paligjshëm.
Prezantuesi i radios Sid Rosenberg më pas sulmoi Hillary Clinton, e cila nuk është e pëlqyer nga mbështetësit e Trump. “Bastarde e sëmurë. E gjithë partia parti f..ck. Një tufë të degjeneruarish. Hipohumanë, hebrenjngrënës janë të gjithë ata”, tha Rosenberg.
Edhe Tucker Carlson, ish prezantuesi i Fox News, i cili humbi punën e tij pasi rrjeti u padit për shpifje për përhapjen e pretendimeve të rreme, për mashtrimin e zgjedhjeve të vitit 2020, foli kundër Kamala Harris: “Si i pari samoan-malajzian me IQ të ulët, ish prokurorja e Kalifornisë që nuk do të bëhet ndonjëherë presidente, nuk është edhe aq mbresëlënëse”, tha ai në një referencë për sfondin e rremë të kandidates demokrate.
Ka ndërhyrë edhe ish sportisti i famshëm i mundjes Hulk Hogan, një nga mbështetësit fanatikë të Donald Trump.
Djali i ish presidentit Eric dhe gruaja e tij Lara folën gjithashtu duke thënë se “kjo është shumë më tepër se një lëvizje politike, është familja më e madhe në botë”.
“Dikush tentoi ta vriste, e megjithatë, çdo herë ai ngrihet dhe thotë ‘lufto, lufto, lufto’”, thanë ata.
Senatori Jay D. Vance, kandidati republikan për zëvendëspresident, tha se ai ka “punën më të lehtë në politikën amerikane, duke u kujtuar njerëzve sesi ishte jeta kur Donald Trump ishte president i Shteteve të Bashkuara”.
Në vend të kësaj, vazhdoi ai, guvernatori Tim Walsh, kandidati demokrat për zv.president, ka “punën më të vështirë në politikën amerikane”, sepse ai duhet të mbrojë Zëvendës Presidenten Kamala Harris. “Ju lutemi bëni një lutje për Walsh pasi atij i kërkohet të bëjë të pamundurën”, shtoi ai.
Folësi tjetër Elon Musk, cili premtoi se “ne do ta heqim qeverinë nga shpina dhe nga portofoli juaj. Amerika do të arrijë lartësi që nuk i ka parë kurrë më parë. E ardhmja do të jetë e mrekullueshme”, shtoi ai.
Folësja e fundit përpara kandidatit Trump ishte bashkëshortja e tij, Melania.
“Jetët tona janë të ndërlikuara, edhe në kohët më të mira dhe për fat të keq sot. Përkeqësimi i cilësisë së jetës së kombinuar me paqëndrueshmërinë ekonomike, e bën të vështirë për bizneset mundësinë që të lulëzojnë”, tha ajo, duke shtuar se “New York dhe Amerika duhet të gjejnë përsëri magjinë e tyre”.