Kaos në Angli – Po Digjet Kapirali i Reaktorit Bërthamor – Aksident apo “Dorë” Ruse?

/

Zjarri i madh në kantierin e nëndetëseve bërthamore BAE Systems në Angli shkaktoi dëme të mëdha në infrastrukturë, një infrastrukturë me rëndësi të madhe strategjike, sepse është e vetmja ku mund të ndërtohen nëndetëset e reja me energji bërthamore të Marinës Mbretërore Britanike.

Edhe pse nuk dihet shkaku i saktë i zjarrit, shumë burime bëjnë me dije se kemi të bëjmë me sabotim, pas të cilit fshihen diversantët rusë.

Më konkretisht dhe sipas mediave të huaja, zjarri i madh në kantierin Devonshire Dock Hall (DDH) të kompanisë së mbrojtjes BAE Systems ka nisur pak orë më parë dhe tashmë është bërë tema e parë në të gjithë Perëndimin. Kantieri i anijeve ndodhet në qytetin port Barrow-in-Furness, në Anglinë Verilindore.

Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregojnë re të mëdha tymi të shoqëruara me flakë në pjesë të ndryshme të ndërtesës. Le të theksojmë se kantieri i anijeve DDH është një nga më të mëdhenjtë në të gjithë Europën dhe nga të paktat në mbarë botën që mund të ndërtojë nëndetëse bërthamore.

Tymi i zi i dendur thuhet se ka mbuluar të gjithë zonën përreth, sipas dëshmitarëve okularë që jetojnë në qytet bregdetar. Disa raportuan se kishin dëgjuar shpërthime të forta në kohën kur filloi zjarri.

Sa i përket vetë punonjësve të kantierit, informacionet pretendojnë se natën që ka ndodhur ngjarja, në infrastrukturë punonin afërsisht 200 persona.

Një zëdhënës i BAE Systems siguroi se e gjithë zona përreth kantierit është evakuuar dhe se të gjithë janë të sigurtë.

Megjithëse qytetarët në zonë u urdhëruan të qëndronin në shtëpitë e tyre, policia lokale tha se nuk kishte rrezik për rrjedhje radioaktive. Autoritetet britanike shpjeguan se u kërkuan vendasve të mbyllnin dritaret për të parandaluar hyrjen e grimcave metalike dhe materialeve të tjera të dëmshme, në banesat e tyre.

Një hetim i madh ka nisur tani më nga britanikët, në bashkëpunim me BAE Systems, për të gjetur shkakun e këtij zjarri. Siç e përmendëm më lart, shumë burime sugjerojnë se pas këtij zjarri shkatërrues qëndrojnë diversantë, ndoshta me origjinë ruse.

Pavarësisht hetimeve në vazhdim, pjesët e oborrit që nuk u prekën nga incidenti vazhduan të funksionojnë normalisht, tha kompania.

https://twitter.com/i/status/1851547525687263375

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Biden i Quajti “Plehra” Amerikanët që Votojnë për Donald Trump!

Next Story

Raporti Shokues i BE-së: “Qytetarët Europianë të Ruajnë Furnizime 3-Ditore në Shtëpitë e Tyre – Mundësi e për L3B”!

Latest from Info