Orban për Le Pen: “Jemi me Ty në Këtë Betejë. Kështu u Persekutua edhe Trump & në Fund Triumfoi”!

/

Me një postim në X, kryeministri hungarez ka shprehur mbështetjen e tij për politikanen franceze.

Viktor Orbán ka bërë një postim dje në X, në të cilin deklaron edhe një herë se është në anën e Marine Le Pen, e cila po përballet me një çështje ligjore që synon përndjekjen e saj politike, duke e sjellë si shembull, Donald Trump, i cili edhe pse u proçedua penalisht, në fund triumfoi.

“Nuk mund ta besoja lajmin e djeshëm për Marine Le Pen. Marine, mos harro se jemi me ty në këtë betejë!

Dhe mos harro: pengimi i drejtësisë ishte një hap vendimtar drejt fitores së Presidentit Trump”, shkroi kryeministri hungarez në X.

Kujtojmë se kreu i partisë “Fronti Nacional” në Francë, përballet me një përjashtim të mundshëm nga postet publike për pesë vite, në një çështje që lidhet me gjoja punësimin virtual të asistentëve në Parlamentin Europian.

Prokurorët po kërkojnë gjithashtu një gjobë prej 300 mijë euro ndaj saj personalisht dhe 2 milionë euro ndaj partisë së saj.

Sipas AFP, nëse dënohet, Le Pen mund të përballet me një dënim deri në pesë vite burg, me tre vite pezullim dhe arrest në shtëpi, me monitorim elektronik për dy vitet e mbetura.

Postimi në X:

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Trump Shpalli Një Tjetër Ministër të Qeverisë së Tij në Prani të Sylvester Stallone & Presidentit të Argjentinës Javier Millay

Next Story

Profetët… që mes Pasazhesh "Fotografojnë" Mesinë!

Latest from Info