Qeveria britanike ka filluar nxjerrjen e ID-ve dixhitale, duke këmbëngulur që qytetarët të kërkojnë identifikimin dixhital në mënyrë që “të dëshmojnë statusin e tyre” dhe të kenë akses në shërbime publike.
Qeveria laburiste po prezanton një program të ID-së dixhitale që synon 250,000 veteranë ushtarakë nën një iniciativë “Karta e Veteranit”, si fillim i aplikimit të ID dixhitale për të gjithë popullsinë.
Plani distopian është duke u paraqitur si një mjet për të thjeshtuar aksesin në shërbime, të tilla si kujdesi shëndetësor NHS, mbështetja e strehimit nëpërmjet programit Op Fortitude, mundësitë e punësimit, transportin publik me zbritje dhe përfitime të tjera.
Megjithatë, kritikët e shohin prezantimin si një pararendës për zbatimin e një sistemi më të gjerë dhe të diskutueshëm të ID-së dixhitale për të gjithë qytetarët. Ata pretendojnë se veteranët po përdoren si “kurbani” për të normalizuar ID-të dixhitale, një koncept që janë shumë ata që e kundërshtojnë, për shkak të shqetësimeve mbi privatësisë dhe mbikëqyrjen.
Duke iu shtuar polemikave, ish kryeministri Tony Blair ka mbrojtur ID-të dixhitale, duke e lidhur atë me kontrollin e përmirësuar të migracionit.
Kritikët vënë në dukje ironinë e përfshirjes së Blair-it, duke pasur parasysh politikat e tij të mëparshme, që shumë argumentojnë se i përkeqësuan çështjet globale të migracionit. Debati nënvizon shqetësimin në rritje të publikut mbi implikimet e mundshme afatgjata të sistemeve të identifikimit dixhital.
Deputeti laburist Siobhain McDonagh deklaroi se ID-të dixhitale “po vjen në mënyrë të pashmangshme”, jo vetëm për qëllime migrimi, por edhe për mbajtjen e të dhënave të shëndetit publik, të drejtat e përfitimeve të subvencioneve dhe për arsye të tjera.
Plani është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të prezantuar ID-të dixhitale për gjithë popullatën, me qeverinë që përpiqet të normalizojë idenë, pavarësisht shqetësimeve dhe kundërshtimeve të publikut.