Kush Është Miliarderi Ministër i Tregtisë së Qeverisë Trump?

/

Donald Trump emëroi Howard Lutnick Ministër të Tregtisë.

Themeluesi i Cantor Fitzgerald ishte një nga donatorët më të mëdhenj të fushatës zgjedhore të Donald Trump.

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka zgjedhur Howard Lutnick si Sekretar të Tregtisë.

Lutnick ishte kandidati kryesor, së bashku me Scott Bessent, për Departamentin e Tregtisë të administratës së re amerikane.

Themeluesi miliarder i Cantor Fitzgerald ishte një nga donatorët më të mëdhenj të fushatës zgjedhore të Trump, sipas Guardian që besoi që prej fillimit në fitoren e tij.

Trump tha në një deklaratë se:

“Lutnick do të udhëheqë axhendën tonë për tarifat dhe tregtinë, me përgjegjësi shtesë dhe të drejtpërdrejtë për të qenë edhe drejtues i Zyrës së Përfaqësuesit të Tregtisë së Shteteve të Bashkuara”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ish Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë u Emërua nga Mark Rutte, zëvendës-Sekretare e Përgjithshme e NATO-s!

Next Story

Bloomberg: "Ukraina Hodhi 12 Raketa Britanike Storm Shadow me Rreze të Gjatë Veprimi në Territorin Rus"!

Latest from Info