6 Karakteristikat e Njerëzve të Këqij!

/

“Njerëzit e këqij janë në burg, nuk ka njeri të keq”, thonë disa shabllonistë dhe na irritojnë, sepse kemi parë dhe ndjerë shumë të këqija, deri në atë pikë sa pyesim veten nëse jeni të vetmit që na “godasin” të këqijtë.

Mund të jetë motra juaj ajo që është xheloze për ju dhe ju flet vazhdimisht për pamjen tuaj, mund të jetë babai juaj që ju përçmon në çdo hap, mund të jetë miku juaj që nuk ka arritur atje ku ka dashur profesionalisht në raport me ju, mund të jetë edhe bashkëshort-i(ja) juaj!

Duhet të fillosh të largohesh.

Ka kaq shumë raste që i bien alarmit të rrezikut, por ju shmangni ta dëgjoni alarmin sinjalizues, sepse janë njerëzit e “tu”. Jo, është koha për t’i dhënë fund. Çfarëdo titulli që të mbajnë në jetën tuaj, duhet t’i largoni për të ruajtur shëndetin tuaj mendor, psiqik, ekzistencial.

Urrejtja, xhelozia dhe keqdashja shfaqin sindromën e inferioritetit, e cila nuk është problemi juaj, por ju prek drejtpërdrejt! Le të shohim së bashku shenjat që ju tregojnë se duhet ta largoni urgjentisht këtë person nga jeta juaj.

Është tepër manipulativ!

Këta njerëz zakonisht kontrollojnë gjithçka rreth jush, lëvizjet, mendimet, jetën, gjithçka, ndërsa fshehin gjithçka nga jeta e tyre! Zakonisht arrijnë në pikën e obsesionit mbi tjetrin, sepse e konsiderojnë pronë. Çdo informacion i padobishëm rreth jush, për ta është ushqim. Ata do të vijnë tek ju vetëm për të shijuar mjerimin tuaj dhe për t’ju bërë kukullën e tyre dhe në vend që t’ju ndihmojnë, do ju shtyjnë edhe më tej drejt errësirës dhe mjerimit të gjithanshëm!

Gëzohet me mjerimin e të tjerëve!

Shumë herë kemi rënë në kontakt me njerëz që gjejnë ngushëllim kur dikush kalon mes diçkaje të dhimbshme! Nuk janë të destinuar për t’ju ndihmuar, duan thjesht t’ju shohin duke vuajtur. Kur je i pakënaqur, dukesh inferior ndaj tyre, deri në atë pikë sa pakënaqësia jote bëhet lumturia e tyre. Më e keqja? Mund të jenë ata që ju kanë sjellë dëm, vetëm për “të luajtur” me ju.

Konstaton negativitet.

Janë ato vibes që thonë të rinjtë, energji që nuk ngjisin. E di që po pyesni veten, ekziston apo nuk ekziston energjia? Por shumë lehtë do të kuptoni se çfarë ju nxjerr së jashtmi tjetri, nëse e vini në provë. Por, mjafton edhe për ta parë në sy, për të kuptuar. Është ekzakt sikur po ju ipnotizon, përpiqet në më së paku. Nuk është e nevojshme ta kuptoni nga diçka që do të bëjë, pasi është e sigurtë që do ta ndjeni.

Jeton me stereotipe!

Mos guxoni t’i shkoni kundër. Pse? Sepse do të nisë grindja e cila sigurisht do të përfundojë me sherr dhe kaos. Në fund të fundit, i vetmi mendim që pranon ky lloj njeriu, është mendimi i tij/saj. Do të bëjë vetëm atë që ka në mendje dhe nuk i intereson mendimi i askujt tjetër.

Nuk ka moral!

Mund ta dallosh nga kilometra larg, nëse ka kufij moralë. Shpesh, njerëzit e mirë nëse bëjnë diçka që mund ta konsiderojnë si joetike, ndihen fajtorë, trishtohen dhe mendojnë gjatë për atë që ndodhi. Vlerat dhe lidhje të tilla si familja, miqësia dhe dashuria janë të panjohura për këtë lloj individi. Ky njeri nuk njeh asgjë nga këto, nuk njeh familja pra, nuk njeh miqësi, respekt dhe dashuri. Njerëz të tillë janë të rrezikshëm.

Janë nënvleftësues!

Ky njeri është ai miku/mikesha që i thua se kam ndërruar punë dhe mund të të thonë: “do ia dalësh vallë?”. Këta njerëz tallen, përçmojnë dhe në përgjithësi nga këta njerëz nuk pret që të dëgjosh ndonjëherë “bravo” nga goja e tyre, edhe pse nuk të jenë shumë më poshtë se ju për nga intelekti. Dhe ky lloj personi është zakonisht në mjedisin tuaj të ngushtë, sepse i është dhënë prej jush hapësira për t’ju përçmuar, teksa e mbani pranë.

Ndryshojnë burrat nga gratë, në njerëzit e këtij lloji?

E vërteta është se keqdashja / ligësia nuk bën dallime mes gjinive, i vetmi ndryshim është se meshkujt kanë një element më të fortë të dominimit, ndërsa femrat janë disi më të përcipta.

Ligësia është “shkatërruese”.

Hulumtimet thonë se personat e këqij nuk priren të jenë të dhunshëm apo agresivë në formë permanente, në përgjithësi pasojat e sjelljes së tyre janë shkatërruese, sepse të vënë në pozitë të vështirë dhe në sprova dërmuese, bazuar në imoraliteti e tyre, si dhe në ju fusin në një rreth vicioz ku shpesh thoni: “nuk jam mirë” apo “nuk jam i/e denjë”. Kjo është edhe më e theksuar, kur këto emocione negative që ju sundojnë, vijnë nga njerëz që i admironi dhe i doni.

***

Pjesa më e vështirë në përballje me ligësinë është ta pranoni atë tek një person që keni pranë vetes dhe ta largosh atë, pasi fillimisht të kaloni nga faza e të qënit koshientë se ky person do ju çojë drejt zhgënjimit.

Nëse ja arrin për t’i larguar nga vetja, me pak besim tek vetja, do ta shikoni jetën të ndryshojë për mirë dhe përgjithmonë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ekspertët Rusë Kërcënojnë Britaninë! Do të Godasim Sheshin 'Trafalgar' me Raketa Satan-2!

Next Story

Britania në Gatishmëri Lufte: "Presim Sulm nga Rusia edhe Sonte"

Latest from Info