Për të qenë të drejtë dhe të saktë në përshkrim, duhet të themi se Assad u largua nga pushteti dhe nuk u rrëzua nga pushteti.
Çfarë thotë artikulli?
“The Washington Post” raporton në botimin e saj se para “përmbysjes” së Assad, ai nuk pranoi një propozim të SHBA-ve, për një marrëveshje sipas të cilës Siria do të ndërpriste ndihmën logjistike për Teheranin në këmbim të heqjes graduale të sanksioneve amerikane.
Gazeta amerikane The Washington Post citoi ish diplomatin sirian Bassam Barabandi.
Sipas botimit, disa javë para fillimit të armiqësive në Siri, Uashingtoni, me ndërmjetësimin e Emirateve të Bashkuara Arabe, i bëri thirrje Assadit që të braktiste përdorimin e territorit sirian nga Irani, për furnizimin e Hezbollahut.
Në këmbim, Shtetet e Bashkuara premtuan një heqje graduale të sanksioneve kundër Sirisë.
Megjithatë, “fatale” për Assadin, siç shkruan WP, ishte refuzimi i tij për të përmirësuar marrëdhëniet me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili ofroi normalizimin e marrëdhënieve me Damaskun në këmbim të kufizimit të forcave kurde dhe kthimit të të paktën një pjese të refugjatëve sirianë në territorin e Republikës Arabe.
Mosdakortësia për sa më sipër, konkludoi në një largim të detyruar, ndoshta edhe largim strategjik në bashkëpunim me Rusinë, të Assad, për t’u lënë stafetën xhihadistëve, ish ushtarë dhe kuadro të Al_Kaeda.
Një gjë duket e sigurtë, që Siria do të jetë një fushëbetejë për shumë ushtri dhe palë, shtete dhe organizata, agjentë dhe mercenarë. Dhe në Perëndim edhe pse po “duartrokasin” ardhjen e xhihadistëve dhe bëjnë thirrje për stabilitet dhe rindërtim, e dinë shumë mirë që Siria do të zhytet në terrin e një lufte të përgjakshme.