Rusia Ka Njoftuar se Vaksina/Medikamenti i Parë i Kancerit Është Gati & do të Jetë i Disponueshëm në Vitin 2025!

/

Do të shërojë shumicën e formave të kancerit!

Ministria ruse e Shëndetësisë ka njoftuar se ka zhvilluar një vaksinë kundër kancerit që do u shpërndahet pa pagesë pacientëve rusë nga fillimi i vitit 2025, sipas burimeve të cituara nga agjencia e lajmeve TASS.

Andrey Kaprin, Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës së Kërkimeve Mjekësore Radiologjike të Ministrisë së Shëndetësisë Ruse, së fundmi njoftoi zhvillimin në një radio ruse.

Ajo që vëren zoti Kaprin në deklaratat e tij është se vaksina fillimisht do të përdoret për trajtimin e pacientëve me kancer dhe jo për parandalimin e kancerit, pra do të ketë funksionin e një ilaçi, ndërsa më pas do të personalizohet për çdo pacient.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Kërkimit për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë Gamaleja në Moskë, Alexander Gintsburg, tha për TASS se vaksina mund të minimizojë rritjen e tumorit dhe të ndalojë përhapjen e kancerit.

Në fakt, siç theksoi ai, “u deshën disa vite që shkenca mjekësore ruse të arrinte rezultatin e dëshiruar”.

Në deklaratat e tyre për rrjetin rus RT nga Shën Petersburg, anëtarët e ekipit shkencor që morën pjesë në zhvillimin e kësaj vaksine të veçantë, nënvizuan se vaksina do të funksionojë kundër shumicës së llojeve të kancerit dhe në fakt është e ndryshme për çdo pacient.

Kujtojmë se në shkurt të vitit 2024, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, njoftoi në deklaratat e tij se Rusia është afër krijimit të një vaksine kundër kancerit, e cila do t’i jepet publikut të gjerë “së shpejti”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Shtëpia e Bardhë: I Transferoi NATO-s Koordinimin e Ndihmës Ushtarake në Ukrainë Pak Para Inaugurimit të Trump!

Next Story

Video Dokument - Vrasja e Gjeneralit Rus Igor Kirillov - Momenti Kur Ai & Ndihmësi i Tij Hidhen në Erë

Latest from Info