“Motra e vogël” dhe “motra e madhe” janë disa nga frazat që përdorin për njëri-tjetrin, zbulon ‘Le Monde’.
Po zbulon atë që thuhet pas dyerve të mbyllura të Pallatit Elize, teksa Emmanuel Macron dhe stafi i tij, “klubi i djemve” siç quhet grupi presidencial, përfshihen në dialogë të pahijshëm dhe në konsum alkooli.
Një raport i Monde zbulon fyerjet dhe atmosferën e poshtër që mbizotëron në takimet e presidentit të lëkundur të Francës.
Kur Macron takohet me miqtë e tij në mbrëmje, shkruan gazeta franceze, ata pushojnë të gjithë së bashku pas një dite të lodhshme pune. Bisedat e tyre përfshijnë epitete si “motra e vogël” dhe “motra e madhe” në mesazhe me tekst, por edhe në takimet e tyre shoqëruar me uiski japonez ose skocez. I preferuari i presidentit është uiski 16-vjeçar Lagavulin.
Monde raporton se diskutimet e tyre përfshijnë imitime të aktorëve të viteve ’60 dhe citate nga Michel Audiard. Një nga bashkëpunëtorët shpjegon se këto biseda shkojnë përtej mospërfilljes së plotë të protokollit dhe dinjitetit të zyrës që i shërbejnë.
Një këshilltar i Gabriel Atal raporton se gjatë periudhës kur ai ishte kryeministër, Pallati Presidencial, Matignon e kishte përshkruar si një “kafaz të çmendur”.
Këto zbulime tregojnë një anë të jetës presidenciale, që është larg imazhit të seriozitetit dhe formalitetit që kërkon lidershipi i një vendi.