Përfundon armëpushimi i Turqisë me YPG/SDF.
Deklaratat e ministrit të Jashtëm turk Hakan Fidan dhe të fortit të ri të Sirisë, Ahmad al-Sara, gjatë takimit të tyre në Damask, i referohen një aksioni të përbashkët kundër luftëtarëve të YPG/SDF.
Tashmë po qarkullojnë pamjet e topave të A/C turq që hyjnë në Jarablus nën brohoritjet e islamistëve, ku raportet flasin për gatishmëri për të sulmuar njëkohësisht nga 6 brigada nga të gjitha drejtimet kundër Kobanit.
Në një intervistë për rrjetin televiziv francez France 24, Fidan vuri në dukje se Ankaraja dëshiron që qeveria e re në Damask të merret me problemin bazuar në unitetin territorial, integritetin dhe sovranitetin e Sirisë, duke shtuar se YPG-ja duhet të shpërbëhet menjëherë.
Të gjitha tregojnë predispozitën për të luftuar dhe asgjësuar kurdët. Në këtë pikë janë tejet të dakortësuar dhe të organizuar turqit dhe xhihadistët / islamistët.
Për këtë do të duhet të shikohet qëndrimi që do të mbajë Amerika lidhur me çështjen, pas datës 20 janar 2025.
“Realiteti i ri shpresojmë se do t’i adresojë këto çështje, por në të njëjtën kohë YPG/PKK e di se çfarë duam ne. Ne nuk duam të shohim asnjë lloj kërcënimi ushtarak kundër nesh…”, nënvizoi Hakan Fidan në takimin me kreun e ri të Sirisë, xhihadiatin, ish anëtarin e Organizatës Terroriste al_Kaeda.