Do të bëhet e detyrueshme pas disa vitesh!
Imponimi i identitetit dixhital për europianët vjen pasi Britania njoftoi se po ecën përpara, prej vitit 2025 me lançimin e një aplikacioni të ri, përmes të cilit do të mundësohet shfaqja e identitetit në pajisjen celulare.
Departamenti Britanik i Zyrës, Inovacionit dhe Teknologjisë (DSIT) njoftoi zbatimin e programit të identitetit dixhital nëpërmjet një ndryshimi në legjislacionin përkatës.
Ministria britanike në përpjekjen e saj për të justifikuar nisjen e programit përmend argumentat e njohur fëminorë dhe naivë, që nisin fillimisht me justifikimin e moshumbjes së kartës së identitetit. Po celularin nuk ka mundsi që ta humbasë individi?!
Raste analoge si patenta e makinës (nëse e humb), apo ndonjë dokument tjetër si çertifikata e vaksinimit, apo akoma më keq siç thotë DSIT, nëse je nën 25 vjeç dhe nuk mund të provosh moshën për të blerë alkool, janë momente që kërkojnë identitetin dixhital.
Me këtë frazeologji, ministria britanike po përpiqet të bindë qytetarët se identiteti dixhital është i nevojshëm.
Në të njëjtën kohë, për të qetësuar të shqetësuarit, ministria britanike thotë se masa do të jetë “opsionale”, por të gjithë e dinë se e gjithë kjo do të thotë se pas disa vitesh, do të jetë e detyrueshme.
Ministria britanike raporton:
“Të porosisësh alkool nën moshën 25 vjeçare mund të jetë e vështirë,
kërkoni portofolin tuaj për të gjetur ID-në.
Por vitin e ardhshëm, me ligje të reja që vijnë
ju mund ta provoni moshën tuaj me telefonin në dorë.
Pra jemi në Krishtlindje! Ngrini gotën tuaj me një buzëqeshje!
Dëshironi të mësoni më shumë? Ja ku është!
Vitin e ardhshëm, ligjet e reja do t’ju lejojnë të provoni identitetin tuaj duke përdorur aplikacione të ID dixhitale në telefonin tuaj lokale, klube, bare dhe restorante në të gjithë Anglinë dhe Uellsin.
Kështu që ju nuk do të “kërkoni” në portofolin tuaj për identitetin tuaj, më pak rrezik për ta humbur atë dhe ndani vetëm detajet e kërkuara për verifikim.
Përdorimi i një telefoni për të treguar identitetin tuaj do të jetë plotësisht vullnetar.
Shërbimet e identifikimit dixhital ofrohen tashmë nga disa kompani. Këta ofrues do të çertifikohen në mënyrë të pavarur, sipas standardeve të qeverisë.”
Ordering a pint under 25 can be hard,
— Department for Science, Innovation and Technology (@SciTechgovuk) December 23, 2024
Searching your wallet to find your ID card;
But next year, with new laws ‘cross the land,
You can prove your age with the phone in your hand.
So it’s Christmas! Raise your glass with a smile!
Want to know more? Here’s @PeterKyle.
1/3 pic.twitter.com/pGHLgBhZwg