6 Herë Kur Diplomacia e Ushqimit Dështoi – Bush-i me të Vjella (video), Refuzimi i Francezit Hollande & të Tjera Histori

/

Qoftë ndryshimi i emrit të një sallate, hakmarrja me një picë apo këmbëngulja për verën, këto histori tregojnë sesa i rëndësishëm është roli i ushqimit në diplomaci.

Thuhet se rruga për në zemrën e një burri kalon përmes stomakut të tij. Në diplomaci, kjo mençuri merr një dimension tjetër.

Darkat shtetërore shpesh përdoren si mjet për të zbutur tensionet dypalëshe, për të zbutur mosmarrëveshjet politike, ose për të forcuar aleancat. Megjithatë, arti i diplomacisë së kuzhinës është po aq kompleks sa edhe vetë marrëdhëniet ndërkombëtare, duke kërkuar ndjeshmëri ndaj veçorive kulturore, konjukturave politike dhe preferencave personale.

Edhe menutë e planifikuara më me kujdes, mund të çojnë në reagime të papritura, duke shkaktuar tensione apo edhe episode diplomatike. Nga zgjedhjet e diskutueshme të pjatave, deri te përplasjet kulturore, historitë e mëposhtme të dokumentuara nga Politico theksojnë sesi ushqimi i kapërcen kufijtë e shijes dhe mund të shqetësojë qarqet politike.

“Sallata ruse” në Samitin e NATO-s

Në Samitin e NATO-s në Madrid në verën e vitit 2022, një pjatë në menu shkaktoi siklet. Mikpritësit spanjollë shërbyen Ensaladilla russa, e njohur edhe si “Sallata ruse”.

Pjata, e përbërë nga patate, majonezë, bizele dhe karota, është shumë e njohur në Spanjë dhe Europën Lindore. Megjithatë, duke qenë se tema kryesore e Samitit ishte mbështetja e Ukrainës përballë agresionit rus, ky opsion u konsiderua jo i gjetur, deri në i papërshtatshëm.

Pavarësisht reagimit të ashpër, sallata kapi dhe u shfaq në menu të nesërmen si një ‘sallatë tradicionale’. Në shenjë solidariteti me Ukrainën, shumë restorante në Spanjë e kanë riemërtuar pjatën.

Kuzhina britanike nuk e emocionoi Zhak Shirakun

Ish presidenti francez Zhak Shirak nuk e ka fshehur kurrë neverinë e tij për kuzhinën britanike. “Nuk mund t’u besosh njerëzve që gatuajnë kaq keq”, tha ai në vitin 2005, duke shtuar se e vetmja gjë që britanikët kanë kontribuar në bujqësi, është sëmundja e lopës së çmendur.

Megjithatë, në një takim franko-britanik në vitin 2019, ai u shfaq më tolerant, duke bërë shaka: “Në fillim ju mendoni se kuzhina angleze është e kotë, dhe më pas ju vjen keq që nuk është më keq”.

Hakmarrja e finlandezëve

Pavarësisht reputacionit jo shumë të mirë të kuzhinës finlandeze, finlandezët kanë vërtetuar se kanë sens humori. Kur ish kryeministri italian Silvio Berlusconi komentoi se “finlandezët hanë vetëm renë të tymosur”, zinxhiri finlandez i picave Kotipizza krijoi “Berlusconi Pizza” me renë të tymosur, kërpudha dhe qepë. Pica jo vetëm që fitoi një konkurs ndërkombëtar picash në New York, por mbetet e njohur edhe sot e kësaj dite.

George W. Bush dhe peshk i papërpunuar

Në vitin 1992, ish presidenti i SHBA-ve, George W. Bush-it i ra të fikët dhe volli mbi kryeministrin japonez Keichi Miyazawa gjatë një darke shtetërore. Ngjarja ka ndodhur para 135 diplomatëve dhe ka bërë bujë.

Japonezët krijuan menjëherë një fjalë të re, bushusuru, që do të thotë “të bësh si Bush”, domethënë “të nxjerrësh”. Incidenti hyri në histori si një nga momentet më të sikletshme të diplomacisë.

Shikoni videon e ngjarjes:

François Hollande dhe vera e tij

Në vitin 2016, ish presidenti francez Francois Hollande anuloi një vakt me presidentin iranian Hassan Rouhani në Paris, pasi ky i fundit kërkoi që të mos servirej verë gjatë darkës. Megjithëse kërkesa ishte në përputhje me traditat fetare të Iranit, zyrtarët francezë refuzuan, duke e konsideruar verën një element të panegociueshëm të kulturës franceze.

Si kompromis u sugjerua një mëngjes pa alkool, të cilin iranianët e konsideruan si “shumë të lirë”.

Lula dhe porcionet e vogla

Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva nuk ishte i kënaqur me porcionet që i shërbyen në darkat shtetërore në Paris dhe Romë. “Gjithçka është e vogël dhe e kufizuar”, komentoi ai, duke shtuar se “kam nevojë për sasi”.

Komentet e tij nxorën në pah dallimet kulturore në zakonet e kuzhinës, duke shkaktuar buzëqeshje si dhe diskutime rreth kuptimit mbi “ushqimin e mirë”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Stonehenge: Zbulohet Misteri Pas 5000 Vitesh? Studiuesit Thonë se e Dinë Tani më, Pse u Ndërtua!

Next Story

Protestat e të Krishterëve në Siri: “Kërkojmë të Mbrohen të Drejtat Tona”! (foto+video)

Latest from Info