Tre vite pas shpërthimit të Covid-19.
Spitalet e Kinës po “mbyten dhe zhyten”, pasi një numër i madh fëmijësh dhe të rriturish vuajnë nga ethet dhe simptomat e ftohjes.
Emri zyrtar është “H1N1” dhe “meta-pneumo-virusi human” (HMPV), por shumë njerëz thonë se kjo valë “gripi” është e krahasueshme me shpërthimin e COVID-19.
⚠️ BREAKING:
— SARS‑CoV‑2 (COVID-19) (@COVID19_disease) December 28, 2024
Hospitals in China ???????? Overwhelmed as Severe "Flu" Outbreak, Including Influenza A and HMPV, Resembling 2020 COVID Surge.
Hospitals in China are overwhelmed as outbreaks of "influenza A" and "human metapneumovirus" resemble the COVID-19 surge from three years ago. pic.twitter.com/mPF6XGjQCY
Videot e spitaleve të mbushura me të rritur dhe fëmijëve në të gjithë rajonet e Kinës kanë qarkulluar në platformat e mediave sociale ditët e fundit, video me shumë fëmijë që shfaqin simptoma të tilla si, ethe dhe kollë.
Disa përdorues të internetit postuan një video duke thënë se “gripi” është po aq i fortë sa koronavirusi i ri tre vite më parë.
Nuk mungojnë edhe videot që tregojnë se në pavijonet e pediatrisë të disa spitaleve, ka ende shumë njerëz që presin në radhë për të marrë kujdesin mjekësor në orët e vona të natës. Spitalet janë plot e përplot me njerëz.
Mediat zyrtare të Partisë Komuniste Kineze raportuan se kjo valë infeksioni ishte një shpërthim i “gripit H1N1”.
Por shumë përdorues të internetit në kontinent thanë se simptomat e gripit “A” janë saktësisht të njëjta me ato të koronavirusit.