Një kryeministër tjetër i BE-së në këtë grup udhëheqësish është edhe Mitsotakis, që nuk do të mbetet i imunizuar.
Terrori ka mbërthyer të gjithë presidentët dhe kryeministrat e axhendës “woke” përpara ardhjes së Donald Trump në presidencën e SHBA-ve, ndërkohë që kancelari gjerman Scholz dhe kryeministri kanadez Trudeau tashmë kanë “mbaruar” politikisht me shpalljen e zgjedhjeve të parakohëshme pa marrë votëbesimin nga parlamenti gjerman dhe i dyti duke dhënë dorëheqjen pas presionit të Partisë së tij.
Pason kryeministri britanik Keir Starmer dhe më pas presidenti francez Macron, i cili është në gjendje paniku, teksa nisi një sulm të paprecedent kundër Elon Musk, bashkëpunëtorit të ngushtë të Trump, duke thënë se ai mbështet një… “Lëvizja reaksionare ndërkombëtare” dhe se po “ndërhyn në zgjedhjet gjermane”, sepse Musk do të diskutojë me kreun e AfD-së së djathtë, Alice Weidel!
Me fjalë të tjera, ai përdor terma neokomuniste dhe dënon të drejtën e një personi për të folur me një kandidate femër në zgjedhjet gjermane!
“Dhjetë vite më parë, kush mund ta imagjinonte se pronari i një prej rrjeteve sociale më të mëdha në botë do të mbështeste një lëvizje të re reaksionare ndërkombëtare dhe do të ndërhynte drejtpërdrejt në zgjedhje, përfshirë Gjermaninë”, tha Macron pak ditë më parë.
Në fjalimin e tij para ambasadorëve francezë, presidenti francez shmangu përmendjen e miliarderit me emër, siç bëri edhe kryeministri i qendrës së majtë të Norvegjisë, Jonas Gar Stort, i cili gjithashtu i përket “bllokut” të liderëve “woke”.
“Më duket shqetësues që një njeri me akses të madh në mediat sociale dhe burime të mëdha financiare është i përfshirë kaq drejtpërdrejt në punët e brendshme të vendeve të tjera”, tha Store për transmetuesin publik NRK.
“Kjo nuk është mënyra sesi duhen bërë gjërat midis demokracive dhe aleatëve?”, nriti pyetjen Store, duke treguar se edhe ai është në gjendje paniku.
Një zëdhënës i qeverisë gjermane iu referua Elon Musk-ut me emër dhe u përpoq të argumentonte se ndikimi i tij te votuesit është i kufizuar.
“Njerëzit normalë, njerëzit e arsyeshëm, njerëzit e denjë janë shumica mazhoritare në këtë vend”, tha ai.
“Ne sillemi sikur deklaratat e Musk në Twitter mund të ndikojnë në një vend prej 84 milionë banorësh me të pavërteta ose gjysmë të vërteta, ose shprehje të mendimit”, shtoi zëdhënësi. “Kjo thjesht, nuk është e vërtetë.”
Këto deklarata tregojnë se ata me të vërtetë kanë frikë nga ndikimi që do të ketë diskutimi i Musk me Alice Weidel, pasi për herë të parë kreu i AfD-së do të mund të shprehë pa pengesa pikëpamjet dhe idetë e saj.
Berlini javën e kaluar akuzoi Musk-un, i cili është gjithashtu shefi ekzekutiv i Tesla dhe SpaceX, se po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet vendimtare federale të vendit të 23 shkurtit 2055, me një opinion të ftuar në gazetën Welt am Sonntag.
Mbështetësit e axhendës “woke” ishin mësuar vitet e fundit të mos kishin kundërshtar, pasi i kishin “heshtur” të gjithë.
Kushdo që thoshte atë që besonte dhe që nuk ishte në përputhje me axhendën “woke”, përballej edhe me pasoja kriminale.
Por as qeveria greke e Mitsotakis nuk mund të ndihet rehat me zhvillimet e ardhshme.
Nuk ishte rastësi që ish drejtori i Zyrës Ekonomike të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, Alexis Patelis, u largua pak ditë pas triumfit të Donald Trump në zgjedhjet amerikane.
Lidhur me ndërhyrjet e supozuara të Musk në zgjedhjet e vendeve të tjera, vlen të theksohet se zoti Starmer dhe Partia Laburiste kishin dërguar “aktivistë” në SHBA për të forcuar fushatën elektorale të Kamala Harris, domethënë po ndikonin në qytetarët amerikanë për të votuar kundërshtaren e Donald Trump. Për këtë rast, asnjëri prej këtyre që përmenda më sipër, nuk reagoi.
Kjo për të kuptuar cilët janë dhe çfarë janë politikisht dhe moralisht!