Rreziku i miokarditit është rritur me 610%!
Është bërë publik studimi më i madh mbi efektet anësore të vaksinave mRNA për COVID-19, i kryer deri më sot.
Hulumtimi u krye nga Rrjeti Global i të Dhënave të Vaksinave (GVDN). Ai përfshin një kampion të madh prej 99 milionë individësh të vaksinuar dhe rezultatet e studimit u publikuan në revistën Vaccine.
Sipas rezultateve, vaksina shkakton:
- Rrezik të miokarditit që është rritur deri në 610% pas marrjes së vaksinës mRNA.
- Rritje të rrezikut të encefalomielitit akut të diseminuar (ADEM), rritur me 378% pas vaksinës mRNA.
- Rritje të rrezikut të trombozës së sinusit venoz cerebral (CVST) rritur me 323% pas vaksinës mRNA.
- Rritje të rrezikut të sindromës Guillain-Barré (GBS) deri në 249%.
Për të gjitha rastet më sipër kemi shkruar në mast.al shumë artikuj, shkrime dhe opinione që prej majit 2020.
The largest COVID-19 'vaccine' safety study ever conducted, involving 99 million 'vaccinated' individuals, confirmed that the injections are NOT SAFE. They dramatically increased the risks of:
— Nicolas Hulscher, MPH (@NicHulscher) January 13, 2025
1. Up to a 610% increased risk of myocarditis following mRNA platform injection.
2.… pic.twitter.com/IfiMekcsfR
Në të njëjtën kohë, Albert Bourla, CEO i Pfizer, në një intervistë që dha për CNBC në lidhje me objektivat e kompanisë për vitin 2025, pranon se normat e vaksinimit në SHBA për COVID-19 janë të ulëta për shkak të shqetësimit publik për efektet anësore të vaksinës.
Bourla ka folur për vaksinën mRNA në disa raste.
Ai ka pranuar se teknologjia mRNA nuk kishte besueshmëri të mjaftueshme kur vaksina doli në treg dhe u injektua në njerëz.
Kjo sugjeron një pranim nga ana e tij se ka pasur paqartësi apo efekte anësore të mundshme me fillimin e përdorimit të vaksinës dhe kjo konfirmohet edhe në intervistën që ai dha për CNBC.
Shikoni një kolazh copëza intervistash të drejtuesit të Pfizer, Albert Bourla.