Qindra Mijëra Njerëz në Rrugët e Beogradit Kundër Vuçiqit (video)

/

Shkak u bë ngjarja me një makinë qeveritare që përplasi dhe plagosi rëndë një student që po demonstronte.

Qindra mijëra studentë dhe qytetarë në Beograd demonstruan të premten (17/1) para studiove të Radio Televizionit Serb, duke kërkuar drejtësi nga presidenti Aleksandar Vuçiç dhe qeveria e vendit për tragjedinë në stacionin e trenit në Novi Sad, ku shembja e strehës vrau 14 persona.

Përtej llogaridhënies për atë që ndodhi, ata bëjnë thirrje për mbulim të ngjarjeve të tragjedisë, që ajo të mos “inkurajojë përçarje edhe më të madhe mes qytetarëve”.

Shkak për demonstratën masive të së premtes ishte incidenti që ndodhi të enjten e kaluar në Beograd kur një makinë shtetërore përplasi dhe plagosi rëndë një student protestues. Ngjarja është filmuar në një video që u bë shumë shpejt virale në rrjetet sociale.

Shikoni videon nga protestat e së premtes në Beograd:

Shikoni video nga plagosja e studentit:

Studentët po udhëheqin protestat për ngjarjet në Novi Sad, duke u përfshirë në protesta dhe bojkot të shkollave.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Sa Palestinezë të Gazës do të Sjellë Rama në Shqipëri? - Do të Reagoni Apo do Filloni ta "Përmirësoni" Racën? - Do të Votoni Ramën, apo do të Ikni nga Sytë Këmbët?

Next Story

Koloneli Francez, Legjioni i Nderit, Tha të Vërtetën e Tmerrshme për Ukrainën, Teksa Perëndimi Këmbëngul për Thyerjen e Rregullave!

Latest from Info