Vuçeviç dha dorëheqjen vetëm një ditë pasi presidenti Aleksandar Vuçiç njoftoi planet për ristrukturimin urgjent të qeverisë.
Kryeministri serb Millosh Vuçeviç dha dorëheqjen të martën pas muaj protestash, për një shembje vdekjeprurëse të strehës së një stacioni treni, në nëntor 2024, që vrau 15 persona.
Dorëheqja e Vuçeviçit erdhi vetëm një ditë pasi presidenti Aleksandar Vuçiç tha se “një ristrukturim urgjent dhe i tërësishëm i qeverisë” është duke u bërë, në përgjigje të kërkesave të paraqitura nga studentët grevistë të universitetit të Serbisë.
Megjithatë, Vuçeviç tha se ai u nxit të jepte dorëheqjen të martën në mëngjes, pasi pa raportimet për sulme kundër studentëve protestues në qytetin verior dhe kryeqytetin rajonal të Novi Sadit.
Një person, një grua 23-vjeçare, u shtrua në spital me lëndime të rënda mbrëmjen e së hënës, pasi u sulmua nga një grup sulmuesish të paidentifikuar, që mbanin shkopinj bejsbolli, raportuan mediat vendase.
“(Qeveria) duhet të tregojë … nivelin më të lartë të përgjegjësisë”, tha ai në një fjalim publik të martën.
“Për të mos ngritur më tej tensionet në shoqëri, mora vendimin që sapo shpalla.”
Të hënën, demonstruesit filluan një bllokadë 24-orëshe të një kryqëzimi kyç të trafikut në kryeqytetin Beograd, duke rritur presionin mbi autoritetet.
Fermerët serbë me traktorë dhe mijëra qytetarë iu bashkuan bllokadës që pasoi, protesta javësh duke kërkuar përgjegjësi për aksidentin vdekjeprurës në Novi Sad, për të cilin kritikët kanë fajësuar për korrupsion të shfrenuar qeverinë.
Fushata e demonstratave në rrugë ka paraqitur sfidën më të madhe ndër vite, për t’iu imponuar qeverisë së Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, në Serbi.
Më vonë të hënën, Vuçiç, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Vuçeviçin dhe kryetaren e parlamentit, Ana Brnabiç, kërkoi dialog me studentët, duke thënë se “duhet të ulim tensionet dhe të fillojmë të flasim me njëri-tjetrin”.
“Çdo lloj krize paraqet problem serioz për ekonominë tonë”, tha Vuçiç. “Një situatë e tillë në shoqëri nuk është e mirë për askënd.”
Kryetari i komunës së Novi Sadit, Milan Gjuriç, do të jepte gjithashtui dorëheqjen, të martën. Vuçeviç, i cili vjen nga Novi Sadi, ishte kryetar i Bashkisë nga viti 2012 deri në vitin 2022.