Rezolutë Historike nga Bundestag-u: Dëbime & Mbyllje të Kufijve!

/

Rezoluta e Unionit Kristian Demokrat (CDU/CSU) për azilin, u miratua nga Bundestag-u në Gjermani, të mërkurën. Duhet theksuar se rezoluta ka marrë mbështetjen edhe të partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Me 348 vota pro, 345 kundër dhe mbështetjen e Alternativës për Gjermaninë (AfD), parlamenti federal miratoi të mërkurën pasdite një rezolutë të grupit parlamentar të Bashkimit Kristian Demokrat (CDU/CSU) për pezullimin e azilit, refuzimin e migrantëve në Kufijtë gjermanë, duke përfshirë azilkërkuesit pa leje hyrje dhe ndalimin e të huajve nën deportim.

Koalicioni i Social Demokratëve (SPD) dhe i të Gjelbërve nuk arriti dot të bllokojë nismën e opozitës, me kreun e Partisë Demokristiane (CDU) dhe kandidatin për kancelar Friedrich Merz që arriti një fitore përpara zgjedhjeve të 23 shkurtit.

Ndonëse rezoluta nuk është ligjërisht e detyrueshme, shumica që siguroi tregon se projektligji i paraqitur nga deputetët e CDU dhe CSU për të njëjtën çështje mund të votohet të premten.

Rezoluta e dytë e dorëzuar nga Unioni të mërkurën, për forcimin e kompetencave të forcave të sigurisë, nuk siguroi një shumicë votash.

“Unë nuk jam duke kërkuar asnjë shumicë tjetër në këtë Dhomë, përveç atyre të qendrës demokratike të Parlamentit. Nëse sot ka pasur mazhorancë me votat e AfD-së, më vjen keq”, tha Merz mes nxitjeve nga SPD dhe të Gjelbërve.

Më parë, kreu i grupit parlamentar të SPD-së, Rolf Mützenich, kishte deklaruar se Unioni i Krishterë “i dha lamtumirën qendrës politike sot”.

AfD festoi rezultatin, duke e quajtur atë një “ditë historike” dhe duke falenderuar Friedrich Merz për iniciativën e tij.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Lajm i Keq! Fabrika e Audi-t në Bruksel po Mbyllet – Rreth 3,000 Njerëz Humbasin Punën!

Next Story

Stuhia Ekonomike e Trump-it në Europë, po Vjen!

Latest from Info