Çfarë zbuloi kryeministri gjeorgjian Irakli Kobakhidze?
Kryeministri gjeorgjian Irakli Kobakhidze tha se autoriteteve gjeorgjiane iu kërkua të hapnin një front të dytë kundër Rusisë, në fillim të luftës në Ukrainë.
“Kjo është ajo që na thanë pas dyerve të mbyllura kur na kërkuan të hapnim një front të dytë. Siç ka treguar përvoja, e gjithë kjo konfirmon se qasja jonë ishte absolutisht korrekte dhe e justifikuar”, tha Kobachidze.
Ai gjithashtu deklaroi se pikëpamjet e Donald Trump dhe partisë “Ëndrra Gjeorgjiane” përkojnë.
“Ato që kemi thënë prej tre vitesh edhe pse jemi deklaruar si parti proruse dhe antiperëndimore, tani po përsëriten njëra pas tjetrës nga administrata e re amerikane. Dhe kjo vlen për deklaratat tona për Ukrainën”, tha kryeministri gjeorgjian.