Dy tërmete të reja me magnitudë 5.3 dhe 5.1 kanë ndodhur mbrëmjen e së hënës 14 kilometra në jugperëndim të Arkesinit dhe janë ndjerë edhe në Attikë.
????#Earthquake (#σεισμός) M3.3 occurred 13 km S of #Kamárion (#Greece) 16 min ago (local time 22:05:53). More info at:
— EMSC (@LastQuake) February 10, 2025
????https://t.co/QMSpuj6Z2H
????https://t.co/TnW8FqFTNZ
????https://t.co/K2QwHq8OeO pic.twitter.com/pns5JwDvzp
Drejtori i Kërkimeve në Institutin Gjeodinamik, Thanasis Gkanas, komentoi tërmetet e njëpasnjëshme në Santorini, duke thënë se “dy javët e ardhshme do të jenë kritike”.
Por duket se gjatë ditës së sotme është shtuar numri i tërmeteve me magnitutë të lartë.
Më poshtë regjistrohen tërmetet nga ora 12 e mesditës, deri në orën 22:15 të mbrëmjes. Janë regjistruar me dhjetra tërmete, por 7 ndër tërmetet variojnë nga 4,1R – 4,9R, si dhe 2 tërmete kanë qenë të magnitutave 5,1R dhe 5,3R.
Ndërkohë që sot para orës 12 të mesditës është shënuar tjetër tërmet mbi 5R dhe disa të tjerë nga 4R deri r,9R.



Duket se të gjithë urojnë tashmë të bjerë një tërmet i fuqishëm, pasi ky ritëm, kjo shpeshmëri dhe ky peridiocitet sizmiciteti, por edhe kjo shkallë goditëse, bëhen shqetësuese lidhur me nxitjen e dhomave vullkanike, teksa ekpertët kanë regjistruar rritje të vëllimit të magmës, ndryshime të relievit të tokës / tabanit të detit, turbullim dhe ngrohje të ujërave detare, shoqëruar me zhurmë / oshëtima të nëndheshme.