“Fenomene të ngjashme janë regjistruar në periudhën 2011-2012, por që atëherë nuk konkluduan në një shpërthim vullkanik.” Gjithashtu nuk ishin në këtë nivel sizmik për nga potenca në lëkundje dhe numri i madh i tërmeteve.
Aktivitet i shtuar sizmik regjistrohet gjatë orëve të fundit në Santorini, ngjarje që ka tërhequr vëmendjen e specialistëve dhe shkencëtarëve të fushës.
Sipas Qendrës Sizmike Euromesdhetare janë renditur dhe akumuluar lëkundje sizmike, që mund të jenë të lidhura me një shpërthim të mundshëm vullkanik.
Shkencëtarët vlerësojnë se këto lëkundje vijnë për shkak të lëvizjes së magmës të lëngshme, në hapësirën sizmogjene të Anydros, një fenomen që është vërejtur edhe në të shkuarën.
Në mast.al, bazuar në vlerësimet paraprake të emrave më të mirë të sizmiologjisë dhe vullkanologjisë, kemi shkruar prej ditës së dytë të tërmeteve të panumërt në Santorini, se këto tërmete, për shkak të dendësisë, shpeshtësisë, fuqisë në Rihter dhe zhurmës që i shoqëronte kanë origjinë kryesisht vullkanike dhe më pas tektonike.
Të gjithë janë në alert duke ndjekur nga afër fenomenin, që është prezent dhe në aktivitet të plotë në zonën e Santorinit.
