Afd 20,7% më Potente se Kurrë – Koalicioni CDU/CSU u Gjunjëzua me 28,5%

/

Zgjedhjet e djeshme parlamentare në Gjermani çimentuar në politikën gjermane partinë më të re, AfD, e themeluar në vitin 2013.

Një parti 12-vjeçare përmbys çdo parashikim, vë me shpatulla pas murit sistemin e kalbur qeverisës në Gjermani dhe në Europë. Një parti rishtazi e krijuar shkaktoi tmerr dhe frikë, tronditje tektonike në politikën gjermane, drejtuar nga parti që po e çojnë Gjermaninë drejt greminës.

Pse të qënurit në opozitë, si parti e dytë, për AfD është fitore e dyfishtë?

Sepse tani do të jetë opozita e parë më e madhe e vendit. Tani do të jetë spektatori dhe sulmuesi i çorbës së të djathtëve të qendrës, me të majtët e shkalafitur dhe me amorfët e gjelbër, për një aleancë qeverisëse.

Kjo aleancë e provuar në legjislaturën e fundit e ka zhytur Gjermaninë në udhë pa krye, në ekonomi, në politikën e jashtme, në atë militare dhe e ka mbytur Gjermaninë edhe më shumë, në kaos dhe pasiguri.

Një AfD me program të qartë politik, ekonomik, social, me parime të pastra pro gjermane dhe me filozofinë e kufijve të mbyllur, përballë një politike pa kokë dhe pa shina, mes aleancave fluide dhe të paqëndrueshme, që duan të marrin sërish timonin e qeverisjes, do të jetë partia e parë në Gjermani shumë shpejt.

CDU/CSU me përqindjen e gjunjëzimit dhe me aleancën e turpit që i servirin këto zgjedhje, pas një viti nuk do të jetë më koalicioni i parë në përqindje, por as edhe e djathta gjermane, pasi ka vite që nuk është më e tillë.

23 shkurt 2025, një datë që do të mbetet në historinë e Gjermanisë me këtë përqindje spektakolare të partisë Alternativa për Gjermaninë AfD.

Do të duhet të shkojnë edhe më poshtë gjermanët, që të mund të zgjohen. Me ndihmën e Amerikës dhe Rusisë do të vijë edhe ajo ditë.

Për momentin Gjermania është pa qeveri.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Këto Tre Monedha Euro do të Humbasin Vlerën e Tyre në Vitin 2025

Next Story

AfD Regjistron Shifra Rekord në Gjermaninë Lindore, në Historinë e saj 11-vjeçare!

Latest from Info