“Zjen” Amerika nga ato që do të dalin nën dritën e diellit.
Prokurorja e Përgjithshme ose ndryshe Ministrja e Drejtësisë së SHBA-ve, njoftoi në Fox News se Ministria e Drejtësisë do të publikojë sot arkivat e të shumëpërfolurit Epstein, i cili ka ndërruar jetë. Arkiva mes të cilave do të lexojmë emra që kanë qenë “klientë” të tij nga sfera politike, e artit, filmit dhe biznesit.
Kujtojmë se Epstein u vetëvra në burgjet e New York-ut teksa qëndronte i burgosur. Një vetëvrasje që “lehtësoi” shumë persona të ngatërruar dhe implikuar me të. Një vetëvrasje, nëse ishte e tillë, në vitin 2019, që ndodhi para se ai të dilte përpara trupës gjykuese.
Akuza? Shfrytëzim seksual i të miturve dhe jo vetëm.
Janë mbi 250 emra që duket të jenë viktima të Epstein, identiteti i të cilëve po mbrohet.
“Do të shikoni fluturime, shumë emra, shumë të dhëna. Por ajo që ka bërë Epstein është realisht shumë e sëmurë.”
E gjitha kjo, vjen pas një Urdhër Ekzekutimi të Presidentit Trump për bërjen publike të dosjes Epstein, por edhe të dosjeve Kennedy dhe Martin Luther King Jr.
Një gjë është e sigurtë, ato që vijnë do të jenë tronditëse për Amerikën dhe globin.