Një në dy persona, beson se SHBA-ja do të dalë më e fortë në fund, pas masave të presidentit Trump.
Shumica e amerikanëve – përfshirë votuesit republikanë – pajtohen me pretendimin e Presidentit të SHBA Donald Trump se partnerët tregtarë amerikanë kanë përfituar nga vendi, tregon një sondazh i Reuters/Ipsos, ndërsa të paktën 50% besojnë se në fund SHBA-ja do të dalë më e fortë ekonomikisht nga kjo situatë.
Megjithatë, 57% thonë se kundërshtojnë tarifat, duke përfshirë 25% të votuesve republikanë. Ata që mbështesin tarifat janë 39% e të anketuarve.
Në të njëjtën kohë, tre në katër amerikanë (73%) presin që çmimet e artikujve që blejnë çdo ditë të rriten në gjashtë muajt e ardhshëm për shkak të vendosjes së tarifave. Vetëm 4% besojnë se çmimet do të bien dhe pjesa tjetër do të mbeten të pandryshuara.
44% e të anketuarve besojnë se tarifat do të rrisin prodhimin, siç beson dhe deklaron vetë Trump.
Një në dy thonë se barra afatshkurtër nga tarifat do ta bëjë SHBA-në më të fortë në planin afatgjatë.
Për më tepër, 52% janë të mendimit se partnerët amerikanë e kanë shfrytëzuar vendin e tyre.
Sondazhi i Reuters/Ipsos u krye në internet dhe u përfundua të dielën midis një kampioni prej 1027 të rriturish, me një marzh gabimi prej 3%.