Aktiviteti Sizmik Ka Qenë Intensiv në Kaliforni Orët e Fundit: Ekziston Frika se do të Ketë Një “Goditje” të Madhe!

/

Nëse aktivizohet damari tektonik San Andreas në Kaliforni, ekziston frika e pasojave të rënda.

Aktiviteti sizmik ka qenë intensiv në Kaliforni gjatë orëve të fundit. Edhe pse asnjë nga “goditjet” e tërmetit nuk është e madhe, ekziston frika se këto lëkundje janë një sinjal paralajmërues për diçka shumë më të madhe në intensitet.

Aktiviteti sizmik nisi në orët e mbrëmjes (21:00 me orën lokale), kur një tërmet me magnitudë 3.5 ballë u regjistrua jashtë Liqenit të Vogël. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti më i fundit, me magnitudë 2.8 ballë të shkallës Rihter, ndodhi rreth orës 4:30 (me orën lokale) pranë zonës Petrolia.

Meqenëse tërmeti i fundit ndodhi përgjatë çarjes sizmike të San Andreas, disa ekspertë po shprehin frikën për mundësinë e një tërmeti tjetër të fortë, sipas Great California Shakeout. Vlen të theksohet se mbi 39 milionë njerëz në Bregun Perëndimor do të ndjenin efektet e një “goditjeje” të fortë nga tërmeti, me magnitudë 8 ose më të lartë.

Vihet re se tërmetet e fundit të mëdha të çarjes sizmike San Andreas u regjistruan në vitet 1857 dhe 1906.

Siç raporton Daily Mail, tërmeti i vitit 1857 në Fort Tejon ishte me magnitudë 7.9 dhe shkaktoi çarje në tokë dhe gjatë lëkundjeve vdiqën dy persona, ndërsa pemët u shkulën dhe ndërtesat u shkatërruan.

Tërmeti i San Franciskos i vitit 1906 ishte gjithashtu 7.9 i shkallës Rihter, duke vrarë 3,000 njerëz dhe duke rrafshuar pjesën më të madhe të qytetit. Ndonëse lëkundjet ishin të njëjta në përmasa, efektet në rastin e dytë ishin më të mëdha, për shkak të epiqendrës, e cila ishte më afër një zone me popullsi të dendur – sipas standardeve të kohës.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ross Perot: Kur ish Kandidati për President, 1992, Paralajmëroi për Ikjen e Bizneseve nga SHBA-të!

Next Story

Ambasadorja Amerikane në Ukrainë Jep Dorëheqjen Pas 3 Vitesh në Detyrë

Latest from Info