Çfarë tha ajo për “dezinformimin”?!
Ndalimi i fundit i hyrjes në SHBA të pesë europianëve, përfshirë ish Komisionerin Thierry Breton, me dyshimin se këta individë kanë shtrembëruar lirinë e fjalës së garantuar institucionalisht, ka shkaktuar debat, si në BE, ashtu edhe në SHBA.
Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen reagoi ndaj ndalimit duke thënë se “liria e fjalës është themeli i demokracisë sonë të fortë dhe të gjallë europiane”, pa pasur lidhje me akuzat e SHBA-ve kundër këtyre zyrtarëve europianë.
Deklarata e Von der Leyen solli në dritë një deklaratë të mëparshme që ajo bëri në Samitin e Demokracisë në Kopenhagen, më 14 maj 2024, ku tha se “liria e fjalës (duke iu referuar asaj si “dezinformim”) është si një virus dhe ndalimi i saj është vaksina e nevojshme”.
Fjalimi ishte pjesë e një konteksti më të gjerë në të cilin von der Leyen promovoi iniciativa me tituj të guximshëm si “Mburoja e Demokracisë Europiane” për “të luftuar dezinformimin”.
Ky fjalim është riparë dhe është kritikuar në fund të vitit 2025, veçanërisht në lidhje me akuzat për promovimin e censurës, si pjesë e një trendi ku komentet e saj mbi dezinformimin lidhen me Aktin e Shërbimeve Dixhitale të BE-së dhe ndikimin e tij në lirinë e fjalës.
Në thelb, von der Leyen dhe jo vetëm, por i gjithë lidershipi i BE-së, po promovojnë censurën me qëllim vendosjen e kufizimeve mbi lirinë e fjalës që ata e karakterizojnë si “dezinformim”.
Në fjalimin e saj, ajo kishte deklaruar se “dezinformimi dhe destabilizimi” përbëjnë një kërcënim më të madh për komunitetin global të biznesit, sesa lufta dhe ndryshimet klimatike.
Ajo kërkoi bashkëpunim mes bizneseve dhe qeverive për të luftuar “dezinformimin”, duke thënë se “shumë nga zgjidhjet nuk qëndrojnë vetëm në vendet që punojnë së bashku, por në bizneset dhe qeveritë, dhe demokracitë që punojnë së bashku”.
Ajo përmendi gjithashtu konceptin e “paradeklarimit të informacionit” si një mjet për të përgatitur shoqërinë për të shmangur “dezinformimin”, duke e krahasuar dezinformimin me një “virus” dhe “paradeklarimin e informacionit” me një “vaksinë”.

