Po dalin raportime se Ajatollah Khamenei mund që po përgatitet të largohet për në Moskë, duke kopjuar rrugën e diktatorit të Sirisë, Bashar al-Assad, në rast se regjimi i tij shembet nën presionin në rritje të popullit dhe të Shteteve të Bashkuara.
SHBA-të dhe Izraeli duket se janë gati të ushtrojnë presion, pas protestave kundër regjimit që kanë pushtuar Iranin.
Sulmet e fundit të Izraelit dëmtuan ndjeshëm udhëheqjen e forcave elitare të sigurisë së Iranit, duke i bërë protestat më të vështira për t’u kontrolluar këtë herë.
Nga ana tjetër presidenti Trump ka dhënë urdhër thuajse të prerë për Khamenei për të mos prekur civilët dhe për të lëshuar pushtetin diktatorial.
Njëpasnjë po bien regjimet në të gjithë botën!


