Norvegjia & Franca Ndër Vendet që do të Tërhiqen nga “Këshilli i Paqes” i Trump-it për Gazën

/

Pas “anulimit” nga Macron, Norvegjia nuk do t’i bashkohet iniciativës “Këshilli i Paqes” të Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, siç është paraqitur aktualisht, tha zëvendësministri i Jashtëm norvegjez Andreas Motsfeld Kravik për gazetën Aftenposten të martën (20/01).

Këshilli do të kryesohet përgjithmonë nga Donald Trump dhe do të fillojë duke trajtuar konfliktin në Gaza, përpara se të zgjerohet në konflikte të tjera, sipas një kopjeje të një letre dhe projekt-statuteve të parë nga Reuters.

Duhet theksuar gjithashtu që përbërja e Këshillit të paqes nuk po pranohet as nga Izraeli (pozita dhe opozita së bashku) dhe se kjo lëvizje duket të jetë më shumë një lëvizje e Jared Kushner, sesa e vetë presidentit Trump, këtë e vërteton prezenca e Tony Blair dhe e një mori shtetesh që janë kundër Izraelit apo Netaniahut.

Mund të thuhet që tani që kjo është një ndërmarrje e dështuar e presidentit Trump, nga të paktat dhe ndoshta e vetmja, sepse nuk është ai ideatori i saj.

Presidenti Trump duhet të mbajë sa më larg Jared Kushner duke njohur mirë të shkuarën e tij, synimet dhe cilit konstilacioni i përket, pavarësisht se është dhëndri i tij.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ryanair Ironizon Elon Musk-un & e Quan atë… “Idiotin e Madh”!

Next Story

Fermerë të Zemëruar Jashtë Parlamentit Europian – Revolucion Kundër Marrëveshjes BE-Mercosur

Latest from Info