Ky është personi që u përpoq të futej me forcë në Mar-a-Lago, Austin Tucker Martin.
I identifikuar nga Autoritetet tashmë.
I riu ishte raportuar i zhdukur disa ditë më parë nga familja e tij.
21-vjeçari Austin Tucker Martin është personi që u përpoq të futej me forcë në resortin Mar-a-Lago të Donald Trump në Florida dhe u qëllua për vdekje nga agjentët.
Më parë, hetuesit thanë se personi nga Karolina e Veriut, ishte raportuar i zhdukur disa ditë më parë nga familja e tij.
Agjentët e qëlluan dhe e vranë kur i riu u përpoq të “hynte ilegalisht në një perimetër sigurie” në Mar-a-Lago, në Palm Beach.
21-vjeçari ngriti një pushkë që mbante në dorë, kur iu tha që të lëshonte armën dhe një bombol gazi, tha Shërbimi Sekret.
Ajo që po hetohet është nëse i riu e bëri këtë me iniciativën e tij personale, apo është vënë në funksion të një grupi ideator për atentat ndaj presidentit.

