“Kufiri i Vdekjes” po Digjet! Pse po Zhyten Afganistani & Pakistani në Kaos?

/

Si po përballet Afganistani me fuqinë bërthamore të Pakistanit?

Ndërsa bashkësia ndërkombëtare shikon me padurim tensionin në Gjirin Persik, një tjetër konflikt vdekjeprurës po përshkallëzohet në thellësitë e Azisë. Banorët e Kabulit përjetuan një natë terrori të enjten, ndërsa qielli i tyre u mbush përsëri me zhurmën e avionëve dhe shkreptimat e shpërthimeve. Lufta midis talebanëve dhe Islamabadit nuk është më një kërcënim i largët, por një ferr i gjallë.

Nata që Kabuli “u trondit”!

Distrikti i 6-të i kryeqytetit afgan u bë skena e një sulmi brutal ajror nga Pakistani. Por dhuna nuk u ndal këtu. Kandahari, fortesa e shenjtë e talebanëve dhe provinca Paktia u goditën gjithashtu.

Kundërofensiva afgane:

Talebanët pretendojnë se gjithçka filloi si “hakmarrje”. Vetëm disa orë më parë, kishin nisur një operacion të madh tokësor në kufi, duke pretenduar se kishin neutralizuar ushtarë pakistanezë dhe kishin kapur pika kontrolli, në përgjigje të inkursioneve të mëparshme që vranë gra dhe fëmijë.

“Karuseli” i akuzave: Kush është fajtor?

Pozicioni i Pakistanit: Islamabadi pretendon se Afganistani është bërë një “strehë e sigurtë për terroristët”.

Ai akuzon qeverinë talebane për mbështetjen e TTP-së (Taleban Pakistan), e cila po shkakton gjakderdhje në Pakistan me sulme vetëvrasëse, si ai i fundit në një xhami. Për Pakistanin, bombardimet nuk janë sulm, por “vetëmbrojtje”.

Pozicioni i talebanëve: Nga ana tjetër, Kabuli zotohet të mos lejojë askënd të përdorë territorin e tij për sulme dhe i karakterizon veprimet e Pakistanit si një shkelje të paprovokuar të sovranitetit të tij.

Davidi kundër Goliathit: Dizniveli ushtarak!

Në letër, Pakistani është një fuqi bërthamore me një forcë ajrore dhe teknologji të fuqishme. Por talebanët kanë diçka që nuk mund të blihet me para, është përvoja e Luftës Guerile. Pas 20 vitesh luftë kundër SHBA-ve dhe NATO-s, ata dinë të luftojnë aty ku askush tjetër nuk mundet.

Edhe pse nuk kanë aeroplanë, talebanët tani po përdorin dronë të lirë dhe vdekjeprurës, të cilët po ndryshojnë rregullat e lojës dhe po e çojnë luftën thellë në territorin pakistanez.

Që nga tetori i vitit 2025, tregtia ka ngrirë. Afganistanit i mungojnë të gjitha, madje edhe ilaçet bazë. Njerëzit po vdesin nga uria dhe e vetmja gjë që kishin fituar pas vitit 2021, ishte ndjesia se bombat nuk po u binin mbi kokat, diçka që e humbën në orët e fundit.

Qeveria talebane nuk lejon qasje të lehtë për gazetarët e huaj dhe verifikimi i informacionit, veçanërisht nga zonat kufitare, është edhe më i vështirë.

Në Pakistan, mbledhja e pavarur e informacionit të verifikuar nga zonat kufitare nuk është e lehtë.

Përpjekjet e ndërmjetësimit nga Katari dhe Turqia kanë dështuar. Paqja duket si një ëndërr e largët dhe frika është bërë përsëri një shoqërues i vazhdueshëm në çdo familje.

Kush i ndezi palët?

Emiratet e Bashkuara, me prapavijë SHBA-në, teksa kanë një aleancë të ngushtë me Pakistanin, ka gjasa që po angazhojnë afganët, për të mos jenë të lirë për t’u joshur në ndonjë formë nga regjimi në Iran.

Dhe tjetra është që Pakistanit i intereson të jetë në lojë, në një periudhë paqëndrueshmërie në Lindjen e Mesme, ku rihartëzimi duket më i mundshëm se kurrë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ajatollah: "Vdekje Amerikës" - Teherani Bën Thirrje për Luftë të Shenjtë

Latest from Info