Dollari Ndryshon Pamje – Vendoset Firma e Trump në Kartëmonedha

/

Donald Trump nuk po ndryshon vetëm rregullat e lojës, ai po rishkruan historinë e parave me stilolapsin e tij!

Donald Trump bëhet Presidenti i parë në detyrë në historinë e SHBA-ve që vendos vulën e tij direkt në kartëmonedhat amerikane.

Departamenti i Thesarit njoftoi se firma e tij e famshme do të zbukurojë dollarët e rinj, duke zëvendësuar firmën e Thesarit të SHBA-ve, për herë të parë që nga viti 1861.

Që nga viti 1861, ka qenë një traditë që Sekretari i Thesarit të SHBA-ve të shfaqet në kartëmonedha, një traditë që do të përfundonte me planet e administratës Trump.

Momenti “i artë” për ta bërë me rastin e 250-vjetorit të Amerikës!

Zyrtarisht, ky veprim po bëhet për të festuar 250-vjetorin e Pavarësisë Amerikane (gjysma e pesëqindvjetorit). Sekretari i Thesarit Scott Besant deklaroi se është “mënyra më e fuqishme” për të nderuar arritjet historike të vendit dhe të vetë Trump-in.

Kartëmonedhat e para njëqind dollarëshe me firmën e tij do të priten në qershor, ndërsa një monedhë përkujtimore ari 24 karatëshe me imazhin e tij është miratuar tashmë, pavarësisht ligjit që ndalon shfaqjen e presidentëve të gjallë, në monedha!

Përtej festimit zyrtar, analistët dhe “ekspertët” e tregut shohin motivime shumë më të thella.

Ata shohin se Trump dëshiron të vërë vulën e tij personale në ekonomi. Trump dëshiron ta shoqërojë emrin e tij me “Epokën e Artë” të rimëkëmbjes ekonomike që po shpall. Sa herë që një amerikan (ose një investitor i huaj) mban një dollar, ai do të shohë se kush është “arkitekti” i fuqisë së tij.

Me tensionet në Iran që po përshkallëzohen dhe kërcënimet ndaj naftës, nënshkrimi i tij në para dërgon një mesazh të dominimit global të dollarit. Është sikur të thotë: “Dollari jam UNË”.

Shumë thonë se me nënshkrimin e tij në miliona kartëmonedha, ai hyn në çdo shtëpi dhe në çdo xhep, duke e bërë praninë e tij të pamohueshme.

Teoritë “e errëta” të imagjinatës së shfrenuar!

Përgatitja për “Standardin Trump”? Ka thashetheme se ky veprim është hapi i parë drejt një reforme radikale monetare, ku dollari do të shkëputet plotësisht nga sistemi i vjetër dhe do të bëhet “Valuta Trump”, ndoshta me zgjerime dixhitale.

Teoria e “Udhëheqësit të Përjetshëm”…, kritikët e tij, si senatori Jeff Merkley, thonë se vetëm monarkët dhe diktatorët vendosin fytyrën ose firmën e tyre në para ndërsa janë në pushtet. Teoria këtu flet se Trump po përgatit terrenin për një qeveri që do të tejkalojë kufijtë tradicionalë të dy mandateve.

Pavarësisht të gjithave, Amerika është për shkak të amerikanëve që dinë kë zgjedhin!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Pse Erdogani po Numëron Muajt në Pushtet & Çfarë Di CIA për Marrëdhënien e Tij me Terrorizmin Islamik?

Latest from Info