Marinella & Disku i Saj me Titull “Shqipëria” (Αλβανία) – I Përjetshëm Kujtimi!

/

Për ata që nuk e dinë!

Disku i saj me titull «Αλβανία» (“Shqipëria) është një nga albumet më emblematike që qarkulloi në vitin 1973 (LP, Minos – EMI) dhe i është dedikuar eposit të 1940-ës!

Këndon: Marinella
Kompozitor: Giorgos Katsaros
Vargjet: Pithagoras

Subjekti: Këngët rrëfejnë historinë e eposit të 1940, Lufta Italo-Greke, urinë, pushtimin dhe sakrificat e grekëve, me kërngë kryesore “Gratë Ipirote”, frymëzuar nga gratë që transportonin municione, rroba dhe ushqime për ushtarët.

Disku ka 12 këngë.

Këngët më të spikatura janë: “Shqipëri” («Αλβανία»), “Morëm Gjirokastrën” («Πήραμε τ’ Αργυρόκαστρο»), “Tërheqja” («Η Οπισθοχώρηση»), “Gruaja Epirote” («Γυναίκα Ηπειρώτισσα»).

I madhi, kompozitori Giorgos Katsaros e ka cilësuar diskun se një prej disqeve më të mira të Marinella-s, disk për të cilin u shkruan 24 këngë, por u inçizuan vetëm 12.

Marinella, ndoshta kapitulli më i madh në muzikën greke të kohëve moderne.

Dëgjim të këndshëm të gjithëve, në kujtim të divës greke, Marinella!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Zyrtarët e Sigurisë Paralajmërojnë me Çfarë Kërcënimi Përballen SHBA-të që Mund të Shkaktojë Kaos në Vend!

Latest from Info