Shtëpia e Bardhë: Propozimi për armëpushim 45-ditor në Iran nuk është miratuar nga Trump.
Kjo kërkesë për armëpushim duket si kurth për palën amerikane. Ndërkohë që thuhet se Irani e pranon, por nuk e pranon me 15 pikat e Shteteve të Bashkuara. Një situatë dhe qëndrim i paqartë i Iranit.
Ndërmjetësuesit nga Pakistani, Egjipti dhe Turqia propozuan armëpushim, por administrata amerikane vazhdon operacionet.
Shtëpia e Bardhë konfirmoi se vendet ndërmjetëse, përfshirë Pakistanin, Egjiptin dhe Turqinë, kanë paraqitur një propozim për një armëpushim 45-ditor të luftës në Iran. Megjithatë, siç sqaroi një zyrtar i lartë amerikan, Presidenti i SHBA-ve Donald Trump nuk e ka miratuar dhe as nuk e ka pranuar këtë ide.
“Kjo është një ide midis shumë të tjerave dhe presidenti nuk e ka miratuar atë. Operacioni “Epic Fury” vazhdon dhe presidenti do të flasë për të në orën 13:00″ (19:00 sipas orës shqiptare), tha zyrtari gjatë një konference për shtyp (domethënë në këto momente).
Sipas informacionit të raportuar nga Axios, diplomatët nga Shtetet e Bashkuara, Irani dhe vendet ndërmjetëse po diskutojnë një armëpushim të mundshëm 45-ditor, i cili mund të rihapë Ngushticën e Hormuzit dhe të çojë në një fund përfundimtar të armiqësive në Lindjen e Mesme.
Pavarësisht propozimit, pala amerikane duket se mbetet në gatishmëri ushtarake, me Trump që ka lëshuar një ultimatum para sulmeve ajrore mbi infrastrukturën iraniane për të martën në mbrëmje.


