Mediat iraniane thotë se Majid Khademi u vra në një sulm amerikano-izraelit.
Vdekja e kreut të inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit, Majid Khademi, u njoftua nga media shtetërore. Sipas të njëjtave burime, Majid Khademi u vra në agim, në një sulm ajror që i atribuohet një operacioni të koordinuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.
Lajmi u konfirmua edhe nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), i cili në një deklaratë, përmes agjencisë së lajmeve Fars, foli për vdekjen e zyrtarit të lartë brenda territorit iranian.
Majid Khademi kishte shërbyer si kreu i Organizatës së Mbrojtjes së Inteligjencës dhe Organizatës së Inteligjencës së Gardës Revolucionare, duke mbajtur një pozicion kyç në aparatin e sigurisë së vendit.
Data dhe detajet e funeralit të tij pritet të shpallen në të ardhmen e afërt, ndërsa incidenti intensifikon më tej konfliktin.



