Më shumë se 20 pika kontrolli dhe grupe patrullimi në Teheran janë goditur sot, gjatë 7 orëve të fundit.
Duket se Mossad-i ka bashkëpunuar me qytetarë të Iranit për gjurmimin e vendndodhjes së patrullave, përcaktimin e numrit të saktë të policëve apo ushtarëve dhe goditjen e tyre me dronë ose me armë.
Gjithashtu, burime nga qyteti i Teheranit për Media alternative britanike flasin për vrasje të kryera nga ushtarë në civilë, kalimtarë këmbësorë, apo me makina.
Patrullat që ende nuk janë goditur janë në panik dhe thuhet se kanë marrë urdhër të mos qëndrojnë të palëvizur në udhëkryqe por të jenë në qakullin nëpër qytet.
Mesa duket, brenda qytetit të Teheranit, por edhe në qytete të tjera ka civilë të armatosur, fakt që ka vënë alarmin në radhët e regjimit, të Gardës Revolucionare.

