Kjo krahasuar me një mesatare prej 140 anijesh që kalonin nëpër Ngushticë çdo ditë, para se të fillonte lufta më 28 shkurt, sipas vlerësimeve të tregut.
Irani do të lejojë deri në 15 anije në ditë, sipas një marrëveshjeje armëpushimi të arritur me Shtetet e Bashkuara, tha një burim i lartë iranian i paidentifikuar, për agjencinë ruse të lajmeve TASS, të mërkurën.
Sipas të dhënave nga firmat e analizës së të dhënave të transportit detar Kpler, Lloyd’s List Intelligence dhe Signal Ocean, një çisternë nafte dhe pesë transportues të tjerë të thatë me shumicë, kanë kaluar nëpër Ngushticë në 24 orët e fundit, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit.
City of London vazhdon të bëhet pengesë në kalimin e anijeve, duke ngulmuar për të mbajtur të mbyllur ngushticën dhe tani më duke minimuzuar numrin e anijeve që mund të kalojnë.
Trafiku nëpër Ngushticë është praktikisht i ndaluar, me pak lëvizje që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael kundër Iranit më 28 shkurt dhe me vetëm disa kalime që ndodhin çdo ditë, sipas të dhënave.


