Greqi: Ceremonia e Epitafit në Ishullin Ydra

/

E premtja e zezë në ishullin Ydra, ku epitafi kalohet mes detit.

Një nga ceremonitë më tradicionale të ishullit, ku Epitafi kalon mes ujërave për pastrimin e tyre dhe si bekim për të gjithë peshkatarët dhe marinsat.

Kjo është një nga traditat më të spikatura të ishullit Ydra, në Javën e Madhe të Pashkëve dhe veçanëtisht të premten e zezë.

Epitafi fillon rrugëtimin e tij nga lagja Kaminion, ku pothuajse të gjithë banorët janë në kortezh, i cili kalon më pas nëpër qendrën e ishullit dhe më fund futet në det, duke krijuar një emocion të veçantë tek besimtarët e krishterë ortodoksë, por edhe të pranishmit që shkojnë në Ydra për të festuar Pashkën dhe që ndjekin këtë ceremoni tejet të veçantë.

Pasi mbaron kalimi i epitafitë në sokakët e qendrës, epitafët nga të gjitha kishat përfundojnë në det, atje, këmbët e epitafit zhyten nën ujë, në një veprim simbolik të bekimit të ujërave.

Ceremonia shoqërohet nga lutje dhe troparë për peshkatarët dhe marinsat, që të kenë udhëtime dhe kthimin të sigurtë, duke marrë parasysh lidhjen e ngushtë të Ydras me të detit.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

SHBA: Takim Urgjent Mbi Rreziqet e Inteligjencës Artificiale & Sulmet Kibernetike Ndaj Bankave

Next Story

Trump: “Një Numër i Madh Çisternash Nafte po Shkojnë Drejt SHBA-ve për Energji”!

Latest from Info