Von der Leyen – Macron – Merz – Përgëzojnë Hungarinë: Fitore për “Hungarinë e Europës”!

/

Von der Leyen, Macron, Merz deklarojnë ndër të tjera, se me këtë fitore populli hungarez tregon përkushtimin e tij “ndaj vlerave të Bashkimit Europian”.

Udhëheqësit e BE-së përgëzojnë Péter Magyar për fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare hungareze, duke deklaruar, ndër të tjera, se me këtë fitore populli hungarez tregon përkushtimin e tij “ndaj vlerave të Bashkimit Europian”.

Emmanuel Macron
“Sapo jam takuar me Péter Magyar për ta përgëzuar për fitoren e tij në Hungari!

Franca mirëpret një fitore për pjesëmarrjen demokratike, për përkushtimin e popullit hungarez ndaj vlerave të Bashkimit Europian dhe (një fitore) për Hungarinë brenda Europës.

Së bashku, le të promovojmë një Europë më sovrane, për sigurinë e kontinentit tonë, konkurrueshmërinë tonë dhe demokracinë tonë.”

Mesa duket Macron rendi të takojë hungarezin, që në orët e para të fitores. Më shumë se domethënëse.

Ursula von der Leyen

“Europa gjithmonë ka zgjedhur Hungarinë. Një vend po rifiton rrugën e tij europiane.

Unioni po bëhet më i fortë. Hungaria ka zgjedhur Europën. Europa gjithmonë ka zgjedhur Hungarinë.

Një vend po kthehet në rrugën e tij europiane. Unioni po bëhet më i fortë.”

Von de Leyen më shumë se e gëzuar për këtë fitore, për ndryshimin në Hungari që ajo e quan sukses për të kthyer Hungarinë në Union, siç e dëshirojnë ata.

Friedrich Merz

“Hungaria ka vendosur. Urime për fitoren tuaj në zgjedhje, i dashur Magyar. Pres me padurim bashkëpunimin tonë për një Europë të fortë, të sigurtë dhe mbi të gjitha të bashkuar.”

Gjermani gjthashtu nuk fsheh gëzimin e tij për largimin e Orban dhe ardhjen e Magyar që mesa deklarojnë që të tre, është pro Unionit dhe mesa duket do të jetë në një linjë me ta.

Por të mos harrojnë, se Hungaria ka ende opozitë dhe popull opozitar, që nuk do të flejë gjumë, as nuk do të heshtë, kur trajektorja e Hungarisë të përputhet me atë të Ursulas.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Trump në Rrugën e Konfliktit në Shkallë të Plotë: Bllokada Detare e Hormuzit Fillon Sot, me Kërcënime për Sulme të Reja Ushtarake!

Next Story

Pse Buka Rrezikon të Bëhet një "Artikull Luksi" në Europë në Muajt e Ardhshëm

Latest from Info