Tre policët e tjerë të involvuar në vrasjen e George Floyd janë dënuar për ndihmë dhe suport në vrasje, nga gjykata e Minnesota AG, me dënim nga shkalla e 3të në shkallën e 2të për vrasje dhe të katërt do të vuajnë në total 40 vite burg.
Thomas Lane, J.A. Kueng dhe Tou Thao ishin prezent kur polici me emrin Derek Chauvin qëndroi me gjurin e tij mbi qafën e viktimës për 8 minuta dhe 46 sekonda, nuk reaguan dhe mes mosreagimit u bënë bashkëvrasës.
Të mërkurën pasdite, Gjykata e Minnesota AG i ka dënuar policët me maksimumin që parashikon ligji.
Derek Chauvin u dënua me 25 vite burg, maksimumin që parashikon ligji dhe nga 5 vite secili, tre policët e tjerë që në mënyrë pasive mbështetën krimin.
Prokurori i Përgjithshëm i Minnesotas Keith Ellison tha për shtypin: “Besoj fuqimisht se këto zhvillime janë në interes të drejtësisë për z.Floyd, familjen e tij, komunitetin dhe shtetin”.