Policia e Portland mbërriti e vonuar, pikërisht në skenën e momentit të rrëzimit të statujës.
Protestuesit shkatërrues hodhën përtokë statujën e George Washington në Portland dhe para rrëzimit të saj dogjën flamurin amerikan.
Një grup protestuesish vandalë u mblodhën në “NE Sandy Boulevard” dhe “NE 57th Avenue” rreth orës 10 në mëngjes.
“KOIN News” raportoi se disa nga protestuesit rrëzuan statujën e G.Washington, por edhe dogjën flamurin amerikan, duke fyer vendin dhe çdo nënshtetas amerikan. “Statuja u rrëzua me fytyrë në bulevard dhe u mbulua nga grafiti. Protestuesit shkatërrues të “Antifa” ishin ata që në “Sandy Blvd.” në Portland rrëzuan statujën nën pretekstin e fenomenit të genocidit kolonist dhe në një zonë afër Portland-it kanë një territor “autonom”, një territor të tyren ku mblidhen, një territor që e kanë zaptuar.”
Statuja u mbulua me fjalë vandalësh, si: “Vrasës”, “Big Floyd”, “1619”, “F**k Policët”, “BLM”, “Do ta marrim territorin”, “Fraxhilitet i Bardhë” dhe “Ju jeni në tokën amtare”.
Javën e kaluar, po të njëjtët vandalë rrëzuan statujën historike të Kristofor Kolombit në Minneapolis. Një vepër arti e një skulptori italian dhuruar emigrantëve italianë, më pas nënshtetas italo-amerikanë në Minnesota.
Majtizëm dhe vandalizëm simbiozë jetëgjatë dhe diabolike. Të prapët dhe të paudhët e rruzullit që përdorin dhe përdoren, për përfitime madhore apo minimale, njerëz pa identitet, pa dinjitet, pa integritet, revanshistë dhe armiq të së shkuarës dhe civilizimit, luçiferianë, janë gati të bëjnë gjithçka, vetëm të arrijnë qëllimin e tyre.
Tashmë Administrata Trump dhunës do i përgjigjet me vendosje të rendit dhe sigurisë mes Forcave të Armatosura.