Në sondazhin e fundit të kryer në Francë, lidhur me tendencën e votës për zgjedhjet presidenciale të vitit 2022, Marine Le Pen është më e preferuara e Francezëve, për postin e Presidentit të Francës, me 28% të francezëve pro saj, kundrejt 26% të francezëve që ende mbështesin Macron.
Marine Le Pen duket të ketë thyer presidentin aktual Macron dhe ka një avantazh tashmë krahasuar me sontazhin e vitit të kaluar pre 2% dhe është rritur me 7%, shifra këto që tregojnë qartë tendencën e votës dhe dishezën e të majtëve në Francë.
Francezët thuajse të dërmuar nga politikat e dështuara të Presidentit Macron, nga vala goditëse e emigrantëve të paligjshëm, francezët e një France të zhytur në akte terroriste dhe protesta të dhunshme, deri në anarkiste, francezët e një ekonomie vazhdimisht në rënie, si dhe tejet të pakënaqur nga ekzistenca e tyre në një Bashkim Europian të gjermanizuar, po i afrohen dhe po përkrahin zërin më pro francez, linjën politike më patriotike dhe tejet konservatore të së djathtës, po përkrahin Marine Le Pen, tek e cila tashmë po shohin shpresën e vetme për ta nxjerrë nga kolapsi dhe për ta shpëtuar Francën e plagosur ekonomikisht, Francën e shpërbërë demografikisht, Francën ku në zona të caktuara mbizotëron kaosi dhe pasiguria, teksa dhjetra mijëra emigrantë të huaj janë të paidentifikuar dhe nuk dihet asgjë për historikun e tyre, nga vendet e origjinës.
Francezët po i kthehen të djathtës konservatore dhe patriotike, sepse janë të bindur që ekperimenti me të majtën dështoi.
Çdo ditë që kalon, i largon edhe më shumë francezët nga Franca e dikurshme, nga një vend potencë ekonomike, politike dhe gjeopolitike, ushtarake dhe sociale, kulturore dhe arsimore. E majta në pushtet duket se ka dështuar, tashmë është fakt. Mbetet vetëm vendimi i sovranit për të ndryshuar rrugë dhe kah, ose për të vazhduar për inerci dishezën.
#FrancezëtPërFrancën